PRAGË, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Shkrimtari dhe gazetari çek, Ludvik Vaculik, kundërshtar i ashpër i regjimit komunist në pushtet në ish-Çekosllovaki nga viti 1948 deri në 1989, vdiq sot në moshën 88-vjeçare, njoftoi media çeke.
Vaculik kishte fituar famë me romanin e tij "La Hache" (1966) ("Sëpata") që fliste për një njeri, të cilit, simpatë komuniste në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, iu kthyen në zhgënjim, për vetë atë dhe për familjen.
Në vitin 1968, gjatë "Pranverës së Pragës", ai shkroi manifestin prej dy mijë fjalësh, duke bërë thirrje për reformat, që ishin nënshkruar nga qindra mijëra persona./
/ec/