Prapaskenat e filmit “Përdhunuesit”, aktorja tregon si ndikoi roli në jetën e saj martesore

 Prapaskenat e filmit “Përdhunuesit”, aktorja tregon si ndikoi roli në jetën e saj martesore

Monika Lubonja

Aktorja e njohur Monika Lubonja luan shumë role si në teatër dhe film. Ajo ka qenë personazh në filmin “Përdhunuesit”. E ftuar në "Thumb" ajo ka vendosur të tregojë për prapaskenat e xhirimit të filmit “Përdhunuesit”. Lubonja luante krah aktorit të madh Timo Flloko dhe  Sheri Mita. Monika rrëfen një nga momentet e saj më të sikletshme gjatë xhirimeve te filmit.

 “Kisha në krah Timo Fllokon, këtu kishte një problem tjetër. Timo ka qenë mik i familjes sime. Darkonin në shtëpinë time dhe i thoja ti do më futësh në shkollë teatri. Unë u bëra aktore dhe do luanim bashkë. Timoja ja bënte: ‘Bobo kjo është dhe goca e mikut tim si ta puth këtë.’ Dikush në prapakuint i thoshte ‘Timo të pa Genci’, bashkëshorti im dhe Timo u bë akull. Që në atë kohë sa herë shikonte Gencin i thoshte : ‘Përshëndetje si je (me siklet).’ Sheri Mita, por edhe disa prej skenave me aktorin Timo Flloko. Skena e ‘përdhunimit’ u bë vetëm njëherë. Dhe tani që e kujtoj dridhem. Kisha veshur një fund të gjatë dhe e ngrita pak, një bluzë pak të hapur. Kur më vjen një operator më ngre fundin lart. Hajde se s’do rrimë me ty tha. Ndërkohë Sheri që thotë ‘si je mirë?’ Mirë Ii them ke të fala nga babi, edhe ai ishte miku i babit. Dhe pastaj ishte momenti që Sheri do më hiqte sytjenat.  Ishte e madhe në atë kohë.

Monika Lubonja

Aktorja rrëfen dhe për paktin që kishte bërë me bashkëshortin në lidhje me karrierën e saj dhe shprehet:

Sigurisht që ne kishim bërë një pakt me bashkëshortin që në fillim që secili do bëjë të pamundurën për karrierën e vet. Kur kemi vajtur në premierën e filmit unë sikletin më të madh e pata kur ai të më shikonte në skenën e përdhunimit. E pyeta: Hë si t ‘u duk? ‘Hec mo si mu duk s’le vënd pa e puthur Timo Fllokon.’Unë me vete time u ndjeva e lehtësuar thashë ky se paska mendjen se më ka dalë kofsha. Do t’i ribëja ato skena, por jo duke abuzuar me trupin tim. Jam e gatshme të bëj skena shumë të bukura.

Monika Lubonja

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)