Prapaskenat e një emisioni politik, Marsela Karapanço rrëfen çfarë ndodh pas vijës së parë

‘Frontline’ me Marsela Karapanço nis të enjten ora 21.00 në ekranin e Report Tv. Autorja e programit do të presë në vijën e parë të betejës politike, protagonistët e saj, në një format tërësisht të ri.

E ftuar në studion e ‘Rreze Dielli’, Marsela Karapanço tregon më shumë për ‘Frontline’, cilat janë sfidat e një emisioni politik.

“Sot të bërit gazetari kërkon përkushtim, angazhim dhe kërkon realisht të jesh në krah të së vërtetës. Unë jam dhe një tip që kërkoj gjithmonë, kam kuriozitetin shumë të lartë dhe në momentin që unë kam kuriozitetin për ta ditur për vete, kërkoj që këtë t’a ndaj me gjithë publikun që na ndjek, për ta sjellë të vërtetën dhe për të gërmuar dhe insistuar”.

E pyetur nga moderatorja, a është politika ajo që duket, apo fshihet diçka tjetër pas politikanëve në ekran, Marsela përgjigjet:

“Thonë që ekrani është një gënjeshtër e madhe dhe jo gjithçka është siç duket, por gjithsesi mund të them se ka politikanë që nuk e ndryshojnë xhaketën edhe në ekran edhe pas ekranit, pra tregohen të sinqertë. Sigurisht ka dhe nga ata që kanë kamuflime, ka persona që ndryshe mendojnë, por për shkak të një vije politike që duhet të ndjekin nga partia që janë, do të duhet të thonë një mendim ndyshe nga ai personali. Dhe me pas në backstage më thonë që unë Mars mendoj kështu, por duhet të qëndrojmë me linjën e grupit. Pra ka situata të ndryshme, jo gjithçka është shumë shumë e hapur në ekran, por gjithsesi me ato ngacmimet që unë kam shumë qejf ti bëj, mundohem që të tërheq sa më shumë informacion dhe të vërtetën” shprehet Karapanço.


Lajmi kryesor:

‘Frontline’ vjen nesër në orën 21:00 nën logon e Report TV, Marsela Karapanço: Do të jetë me shumë risi, në kërkim të së vërtetës


MC/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin