Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqën ekipin?
Armand Duka dhe përdhosja e simboleve shqiptare
12 shtator 2023 në Bukuresht - 11 tetor 2024 në Pragë. Situatat janë të ngjashme, racizëm dhe përdhosje e simboleve kombëtare shqiptare. Në harkun e disa muajve reagimet kanë qenë të ndryshme.
Mbrëmjen e 12 shtatorit 2023 në Bukuresht, Kosova humbi 2-0 kundër Rumanisë për Grupin I kualifikues për Euro 2024. Në atë takim, pas vetëm 18 minutave lojë tifozët rumunë shpalosën banderola raciste dhe fyese për shqiptarët, teksa lojtarët e Kosovës ndalën ndeshjen dhe nuk pranuan të futeshin në fushë pa u larguar simbolet fyese. "Kosova është Serbi" apo edhe mesazhe të tjera fyese bënë që ndeshja të ndërpritej për 52 minuta dhe UEFA të merrte masa, për të rifilluar duelin. Pas disa javësh gjobë e majme për Rumaninë dhe "tërheqje veshi" për ndeshje pa tifozë.
Ndërkohë mbrëmjen e 11 tetorit 2024 (dje) në Pragë u shfaqën banderola raciste dhe fyese për shqiptarët. Në humbjen 2-0 të Shqipërisë kundër Çekisë, tifozët vendas kishin shpalosur hartën e Kosovës me flamurin serb, si edhe flamujt kuqezi me kokën poshtë dhe me shenjën "X" në mes.
Për këtë situatë raciste asnjë reagim nga zyrtarët e FSHF-së gjatë ndeshjes, që më e pakta sinjalizuan arbitrin, kjo edhe sipas deklaratës së Mirlind Dakut në fundin e ndeshjes. Nëse FSHF reagoi pas sfidës së do bëjë ankesë në UEFA, drejtuesit e Fedeartës Shqiptare të Futbollit mund të kishin marrë shembullin e Kosovës 13 muaj më parë, kur ndalën lojën për mos lejuar fyerjen dhe përdhosjen e simboleve kombëtare.
Për t'u evidentuar edhe fakti se Armand Duka është zv.president i UEFA-s dhe është i mirëinformuar që ndeshjet nuk mund të luhen kur shfaqen banderola politike apo raciste.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
82.6%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga, fillon sot akti i fundit për 2024! Ndeshjet në tre ditë, dy duele kyçe
20 Dhjetor, 11:16
-
Conference League zhvilloi ndeshjet e fundit në grup, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe ato në play-off! Sot shorti
20 Dhjetor, 09:19
-
Dhunë në futbollin e femrave, Disiplina pezullon 15 ndeshje drejtoreshën e Gramshit, goditi lojtaret e Partizanit
19 Dhjetor, 18:11
-
'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania
18 Dhjetor, 14:52
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
Rikthehet Superliga Evropiane, UEFA dhe FIFA vihen në dijeni! Do quhet 'Unify League', detajet e kompeticionit
17 Dhjetor, 15:43
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor, 16:41
Sepse Duka esht nje mafioz bashk me Hysajn
PërgjigjuMikpritja e çekëve ne Shqiperi duhet rishikuar!!! Ne Paris sillen si langaraqë e muratorë! Jane me famë per racizem she pornografi! Nje ish student ne çeki!!
PërgjigjuNe kohen fill pas luftes per pavaresi te Amerikes,nje perfaqesues i shtetit amerikan ishte ftuar per darke ne GB, ne shtepine e nje lordi anglez.Kur amerikani vajti ne banjo pa ne murin e banjos te varur portretin e Washingtonit.Zoteria mbaroi pune dhe u kthye ne sallen ku ishin dhe te ftuarit e tjere.Lordi anglez priste qe amerikani te reagonte ashper e te protestonte per kete perdhosje qe i ishte bere presidentit te pare e nje prej baballareve te kombit,por nuk ndodhi asgje.Ai e pyeti se c'mendonte per pikturen e Washingtonit ne banjo dhe amerikani u pergjigj qetesisht, se lordi i kishte gjetur vendin perfekt ku t'a varte,sepse asgje nuk i bente anglezet /te clironin/nevojat personale me shpejt,se sa kur shikonin portretin e Washingtonit.Nga ky episod historik,nxirreni vete konkluzionin se cfare reagimi duhet per provokime te tilla si ky me ceket e te ngjashem!
PërgjigjuBerisha, Meta dhe Duka jan shkije! Herët a von Shqypnia do ua zhduki farën siç ia ka zhduk çdo kujt që tokën e zotave ka tradhtue.
PërgjigjuA ka ma shkije se I gjati o mirditas ?
Duhet me ba aleance Mirditas me Malsoret Dukagjinsit Matjant me Lac Milot Puka Lezha Pllana etj etj ndryshe nuk vjen hakut kjo pune qe ke ideuar, vetem Mirdita me dhjetmije banore qe ishte ne cenus te fundit ska gja ne vije , a jam dakort po pat dhe aleancen forcohet loja sa per fiset Berishe jane fise Pukes me origjine mjafto pyesesh ose lexosh Valentinin qe i ka pershrkuar fiset Dukagjinase sipas zonave pra Puka edhe pse ne vetvete po edhe Puka si zone jane influenca e dukagjinasve ! Problem mbetet se shqiptaret shiten per para dhe per karrige pastaj vjen nje kohe edhe karrigen edhe paret i humbin ! Ne Mirditas modern kohet e fundit vetem prof Mark Marku e tregoj veten burre nga shtepia madhe e prijesit Mirdites edhe u largua nga Politika e vjeter si kapedan , pra pa aleance reale mirdita sot me dhjetmije banore asht vetem nje deputet teorik ne politiken shqiptare pra ska popullsi as fuqi sepse per tridhjet vjet Miridita u rrudh e vogel sa nje gogel !
Nuk thua mire qe na lejojne te luajme ne Europe. Ne jemi bo Afganistan Tash edhe xhamine e kemi ma te madhe se Kabuli
PërgjigjuFiks , politikant me te poshter ne Europe i kemi ne në Shqipëri , si me pas qënë tifoz te djallit !
Tung×pajtohem me menimin tan nuk mund ti shtoj asnje presje.
S’e luan topi. “Scotland o komb i mjere” - ka thene Shekspiri.
Nuk e terheq sepse eshte zv/presind i UEFA.nje kupole korrupsioni plus qe eshte nje burre langaraq i vetekenaqur.
PërgjigjuLangaraq fund e krye. Nje qenie e ndyre sa s'ka ku te shkoj më. Turp i madh qe skuadra nuk u terhoq.