Precedenti ‘Cani’/ 37 gjyqtarët e prokurorët që u shkarkuan me votën Luan Dacit, nga Zaganjori, Dedja deri te Rovena Gashi! A apo e godet ‘Strasburgu’ Vetingun?

TIRANË- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur sot rrëzimin e vendimit të formës së prerë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit Besnik Cani, duke kërkuar rihapjen e procedurave. Argumenti kryesor i Gjykatës Evropiane është fakti se ish anëtari i KPA, Luan Daci, i cili ka marrë pjesë në gjykimin e dosjes së Besnik Canit, nuk është zgjedhur në formë të rregull. Luan Daci u dënua nga dy gjykatat e posaçme, shkalla e dytë dhe e apelit, pasi kishte falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për t’u bërë pjesë e KPA-së.

Ky vendim krijon një precedent dhe mund t’u hapë rrugën edhe subjekteve të tjerë, në shkarkimin e të cilëve ka marrë pjesë Luan Daci, për të kërkuar rihapje të procesit. Shqiptarja.com ka bërë një verifikim të të gjithë proceseve gjyqësore në KPA, ku ka marrë pjesë erdhe Luan Daci, i cili ka votuar për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorët. 37 gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve, janë shkarkuar në Kolegjin e Apelimit edhe me votën e Luan Dacit. Madje, në disa raste Daci ka kryesuar trupin gjykues dhe në raste të tjera ka qenë relator i çështjes. Nuk mundojnë as çështjet ku vota e Dacit ka pasur rol vendimtar në shkarkimin subjektit, pasi dy nga 5 anëtarët e trupës gjykuese janë pozicionuar kundra.

Me votën e Luan Dacit janë shkarkuar edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, anëtarët e Gjykatës së Lartë Fatos Lulo, Artan Broci, Edmond Islamaj dhe Admir Thanza, por edhe anëtarët e Kushtetueses Fatos Lulo, Altina Goxhaj, Fatmir Hoxha dhe Gani Dizdari. Luan Daci ka votuar edhe për shkarkimin e prokuroreve Rovena Gashi, Antoneta Sevdarasi si dhe të gjyqtareve Entela Prifti, Alma Liçaj etj.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar edhe me votën e Luan Dacit
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë
Fatos Lulo, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
Altina Xhoxhaj, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
Fatmir Hoxha, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
Artan Broci, gjyqtar i Gjykatës së Lartë
Edmond Islamaj, gjyqtar i Gjykatës së Lartë
Admir Thanza, gjyqtar i Gjykatës së Lartë
Gani Dizdari, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
Entela Prifti, gjyqtare
Luan Kaloçi, prokuror
Besim Trezhnjeva, gjyqtar
Gentian Trenova, prokuror
Ahmet Jangulli, gjyqtar
Fatos Qato, gjyqtar
Artur Malaj, gjyqtar
Ramadan Troci, prokuror
Artur Selmani, prokuror
Sotiraq Lubonja, gjyqtar
Alma Liçaj, gjyqtare
Bujar Hoti, prokuror
Gentjan Osmani, prokuror
Alma Brati, gjyqtare
Bledar Abdullai, gjyqtar
Rovena Gashi, prokurore
Astrit Faqolli, gjyqtar
Elsion Sadiku, prokuror
Antoneta Sevdari, prokurore
Adriatik Cama, prokuror
Agron Vavla, gjyqtar
Hysni Demiraj, gjyqtar
Pashk Gjaci, gjyqtar
Artan Bajrami, prokuror
Arben Zefi, gjyqtar
Alfred Gjoni, gjyqtar
Arben Dollapaj, prokuror
Izet Kadana, gjyqtar

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poplli: 05/10/2022 09:57

    Nje vendim gjykate nuk diskutohet, por Strasbourgu e din mire se keto ishin vendime kolegjale dhe se 1 vote kishte ky tipi, vote e cila nuk shben 4 te tjera...

    Përgjigju
  • Dreni: 05/10/2022 04:49

    Kujt i plas ca thote Strasburgu. Sistemi iku per lesh dhe u nderru. Puna sidomos e prokurorise per korrupsionin e rende, drogen dhe parate ndaloi per vite me radhe. I thone kesaj pune si kofini pas te vjelit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?