Premtimet e 'arta' të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit

Premtimet e 'arta' të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit

Pas premtimit të Lulzim Bashës për rritje të rrogave dhe ndihmës ekonomike, premtimet e LSI-së të lëshuara sot nga Monika Kryemadhi e kanë kthyer debatin publik pikërisht në thelbin e tij. Opozita duket se ka marrë parasysh që për të fituar konsensus ka menduar të “hapë thesin” më shumë se të sulmojë Edi Ramën dhe të premtojë “ngrirjen e buzëqeshjes pas zgjedhjeve”.

Monika Kryemadhi ka qenë realisht sot protagonistja politike e ditës. Ka dhënë disa nga premtimet më të bujshme që janë bërë ndonjëherë. Rimbursim për çdo blerje të TVSH-së për qytetarët, 1 mijë dollar për çdo fëmijë që lind që kur të rritet i bën 25 mijë dollar, e heqja e çdo takse për fermerët.

Pas çekut të bardhë të vitit 1992,  kjo është paketa më e bujshme në politikën shqiptare përpara zgjedhjeve. Nëse do të vijojë të thellohet në të ardhmen natyrisht që ja vlen që të diskutohet dhe natyrisht që ka mjaft material.

Kështu, nëse në Shqipëri lindin afërsisht mbi 30 mijë fëmijë në vit, i bie që qeveria të shpërndajë për prindërit e rinj 30 milionë dollarë çdo vit, e që për 25 vite këto bëjnë 750 milionë dollarë. Nuk se janë ndonjë shifër aq e tmerrshme duke pasur parasysh që në vite miliona e qindra milionë kanë dalë mangut në librat e shtetit.

Megjithatë, debati do të duhet të ketë një lloj homologimi me PD-në që ka premtuar miliona e miliona që të japë për njerëzit si premtime elektorale. Politikisht kjo strategji e opozitës tregon se së fundmi krerët e PD-së dhe LSI-së e kanë kuptuar se nuk mjaftojnë thjesht retorikat anti-Rama për të thithur konsensus, pasi e kanë parë në sondazhe.

I duhen diçka më shumë; premtime më të forta, hapje të thesit, “diellin e hënën” siç janë shirat e milionave që Kryemadhi ka premtuar sot paradite. Mundet që një qeveri e opozitës të arrijë që të zbatojë këto premtime që ka dhënë, e që ka hapur vetëm kreun e thesit elektoral?!

Kjo natyrisht që kërkon një debat publik të hapur, debat me laps në dorë, me ekspertë e ekonomistë që të zëvendësojnë njëherë e përgjithmonë, ose të paktën këto tre muajt sharjet e sherret e lodhshme e të pangrënshme në panelet televizive.

Po a do të zgjasin që premtimet apo përmbajtja të mbizotërojë formën në fushatën e 25 prillit? Dyshimet janë të mëdha, por edhe nëse shkon në mendje nuk është keq. E sot, për këtë gjë, LSI e Monika Kryemadhi ka meritën e saj./GazetaShqip

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taipi: 25/01/2021 20:39

    Mona si bure me pantallona.. i mban premtimet. Ura ura....

    Përgjigju
  • O tej: 25/01/2021 18:56

    LSI lesh e dhi ne te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK