Premtimet e opozitës për transport publik falas dhe ndalim ndërtimesh në Tiranë, Çoçoli: Të pamundura në logjikë ekonomike! Rëndohet buxheti bashkisë

Premtimet e opozitës për transport publik falas në Tiranë dhe ndalimin e ndërtimeve, nuk mund të gjejnë zbatim. Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV.

Çoçoli tha se premtimet e bëra nga Belind Këlliçi i cili kandidon nën siglën e koalicionit Meta-Berisha për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, janë premtime populiste dhe të pamundura në një logjikë ekonomike.

Sa i takon premtimit për transport publik falas, Çoçoli tha se një shërbim të tillë nuk e ka asnjë vend i pasur në Europë sepse ka kosto shumë të lartë. Sipas ekspertit, një politikë e tillë, do t’i kushtonte buxhetit të bashkisë, dhjetëra milionë euro që përdoren për të paguar rreth 8 mijë punonjës.

“Në logjikën ekonomike më duket si ajo shprehja e popullit tonë që i bëre petullat me ujë, në kuptimin që po premton diçka që është shumë e vështirë në mos e pamundur. Së pari, transportin publik sot nuk e ka asnjë vend që as nuk krahasohet me ne në fuqi ekonomike. Nuk e ka Gjermania, as Italia, Britania e Madhe, as Franca. Nuk e kanë sepse kostoja është e papërballueshme edhe për buxhetet e tyre.  Në rast se premton që transporti publik i kryeqytetit do jetë falas, kei parasysh mbi 88 mijë abonentë në muaj që paguajnë për marrjen e abonesë. Pra dhjetëra milionë kosto që duhet ta përballosh. Deri tani transporti publik, është subvencionuar. Po të mos ishte subvencionuar, sot kostoja e biletës do ishte 80 lekë dhe jo 40 lekë sa është aktualisht. Sepse është rritur kostoja e karburantit.  Nga këto 246 milionë euro që është buxheti, rreth 110 milionë euro janë ato që quhen transferta të pakështuëzuara, janë rrogat. Bashkia e Tiranës ka mbi 8 mijë punonjës, të aparatit të bashkisë, të dhjetëra ndërmarrjeve. Këta punonjës nga do t’i marrin pagat?”- u shpreh Çoçoli.

Ndër premtimet e bëra nga kandidati dyshes Meta-Berisha, Çoçoli tha se vetëm ajo e taksës së pronës për ata që kanë më shumë se një apartament mund të jetë e vlefshme për t’u diskutuar.

Lidhur me premtimin për ndalimin e ndërtimeve në Tiranë, Çoçoli e konsideroi gjithashtu si një nismë të parealizueshme sepse 34% e totalit të buxhetit të bashkisë Tiranë përbëhet nga taksat e mbledhura për dhënien e lejeve të ndërtimit. Ai tha se nuk mund të ndalohen ndërtimet në një qytet ku popullsia rritet me 30 mijë banorë çdo vit.

“Në rast se regjia mund të na ndihmojë, janë 34% të 246 milionë euro që është totali i buxhetit të kësaj bashkie.Pra 34% që i duhen bashkisë për të mbajtur punonjësit, janë taksa të infrastrukturës, taksa e lejeve të dhëna, pa këto leje 1/3 e këtyre 246 milionë eurove do i mungojnë bashkisë. Atëherë si një kandidat mund të vijë me premtimin që do ndalohen ndërtimet. Sepse Tirana është kryeqyteti i vendit që rritet me 30 mijë banorë në vit”-shtoi eksperti.

Mbi 6.5 miliardë lekë janë të ardhurat që bashkia ka grumbulluar si pasojë e taksës së infrastrukturës për vitin 2022

Taksat bashkiake të cilat mblidhen nga bizneset në kryeqytet, sipas Çoçolit janë të domosdoshme sepse me to kryhen investimet në infrastrukturë, shkolla dhe qendra të reja prandaj edhe heqja e disave prej këtyre taksave mund të rezultojë e dëmshme për buxhetin e bashkisë më të madhe në vend

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/03/2023 03:33

    Z.Cocoli,34 % e buxhetit e dale nga dhenia e lejeve nuk ia vlen dhe as nuk justifikon shkaterrimin dhe betonizimin e Tiranes.Nese bashkia mbeshtetet ne burime te tilla per te siguruar buxhetin,atehere nuk i ka bere detyrat si duhet dhe nuk ka zgjedhur politikat ekonomike,financiare e duhura.Eshte njelloj sikur te lejoheshin HCL mbi Vjose me premtimin e //begatise energjitike//qe do t'i sillte Shqiperise!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës