Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj zotohet se qeveria shqiptare do të nisë punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit në pranverën e 2017, duke e konsideruar një arterie të rëndësishme rrugore, që forcon lidhjen mes Shqipërisë e Maqedonisë, dhe me korridoret rajonale.
Këtë deklaratë ai e bëri në takimin me delegacionin e Qeverisë Maqedonase, kryesuar nga Ministri për Investimet e huaja Arlind Zeqiri, Gezim Beadini zv Ministër i Financave dhe Faton Pollozhani, zv Ministër i Transportit.
Dy ministrat theksuan se duhet bërë më shumë në projektet e infrastrukturës, për të rritur shkëmbimet tregtare mes vendeve. Dervishaj tha se Procesi i Berlinit, është shumë i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin për ndërlidhjen e vendeve të rajonit, çfarë kërkon angazhim të përbashkët. Në takim u diskutua për ngritjen e një grupi të përbashkët pune në nivel teknik, për të koordinuar punën për lidhjen hekurudhore mes 2 vendeve.
Ministri Dervishaj, u ndal edhe te transporti detar, dhe potencialin e madh që ka ky sektor për ekonominë e vendit. Ndërsa Ministri Arlind Zeqiri, tha se kompani të ndryshme maqedonase kanë interes për të investuar në bregdetin shqiptar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com