GREQI- Arrestohen Elvis dhe Leonard Pepa, dy vëllezërit shqiptarë që u arratisën në 1 janar 2019 nga burgu grek i Koridhalosë në Athinë.
Dy shqiptarët janë arrestuar në një shtëpi në Mati Attiki, fshati turistik ku ndodhi zjarri i madh në muajin korrik të 2018.
Brenda kësaj banese shqiptarëve iu gjetën 1 kallashnikovë dhe dy pistoletë. Arrestohen edhe dy fqinjët që i ndihmuan ata të sistemoheshin në ktë zonë.
Shqiptarët vuanin dënimin për vjedhje në burgun e Koridhalosë, dhe u arratisën në 1 janar. Gjatë arratisjes dy shqiptarët përdorën një litar të formuar nga disa rripa çantash.
Litarit i kishin bashkangjitur një gur, të cilin e kishin "ngecur" tek llampa e burgut ngjitur me murin. Ky veprim, ua bëri më të lehtë shqiptarëve ngjitjen në gardhin rrethues dhe arratisjen.