Presidenca i përgjigjet Manjës: Parlamenti do shpërndahet, por nga populli... Meta vetëm do e firmosë

Presidenca i përgjigjet Manjës: Parlamenti do shpërndahet, por nga populli... Meta vetëm do e firmosë

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka paralajmëruar se do të ketë dekrete të tjera nga kreu i shtetit, sipas së cilit do të "shpartallojnë grushtin e shtetit". Në përgjigje të deklaratës së bërë nga deputeti socialist, Ulsi Manja nga Korça, Blushi shprehet i bindur  se parlamenti do të shpërndahet me kërkesë të popullit dhe se Meta vetëm do e firmosë. 

"Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit. Bëni durim! Dekretet do t’i zbatojë populli shqiptar", shkruan Blushi.  

Pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh se 'Kuvendi duhet të vetë shpërndahet'. I pyetur nëse shumica i trembet një dekreti të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, Manja nga Korça e cilësoi si absurde dhe tha se do ishte atentat ndaj kushtetutës.


Lajmi kryesor:

Manja: Shpërndarje parlamentit? Absurde ta mendosh! Përgjigjet Meta: Do e bëj populli, unë vetëm do e firmos (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës