Edhe jashtë seancës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, Presidenca ka kundërshtuar provën e re të sjellë nga Kuvendi për urdhrin e ish-kryetarit të Kuvendit atëherë për mbledhjen e seancës plenare. Presidenca thotë se për të qenë brenda afateve Kuvendit ka falsifikuar datën por edhe përmbajtjen e urdhrit të Ruçit.
"Ne kundërshtuam vërtetësinë e një prove të depozituar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë i cili sipas Kuvendit përfshihet edhe urdhri i datës 5.5.2021 i kryetarit të3 Kuvendit që ka të bëjë me thirrjen e seancës plenare të datës 7.5 2021, që do të ngrihej Komisioni Hetimor dhe raporti i Komisionit të Ligjeve. Ne na rezulton një ndërhyrje dhe manipulim prove.
Konkretisht urdhri që i depozitoi si provë Kushtetueses mban datën 5.5.2021, ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë dhe që u pranua edhe nga Kuvendi mban datën 6.5.2021. Edhe ky urdhër është me të njëjtin format, dhe me firmën e kryetarit të Kuvendit.
Ka ndërhyrje edhe në përmbajtje të rendit të ditës. Pikërisht për këto shkaqe dhe këto ndërhyrje në prova është kërkuar nga ana e jonë që gjykata të shqyrtojë vërtetësinë e kësaj prove pasi ka ndërhyrje me qëllim që të rrëzohen pretendimet e Presidentit të Republikës.
Seanca plenare është caktuar në vetëm 24 orë ndërkohë që duhen 48 orë, vetëm e vetëm që të arrihej në ngritjen e një komisioni që nuk mund të funksiononte në zbatim të ligjeve dhe Kushtetutës", tha Dervishaj.
Lajmi kryesor:
Vendimi brenda 30 ditëve, mbyllet seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Metës! Kuvendi: Jo më President si ky! Presidenca: Shpallni nul procedurat
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11339
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
4 muaj në qeli, Meta kërkon lirinë teksa zgjedhjet po afrojnë! Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt, shprehet edhe për Kryemadhin
16 Shkurt, 10:54
-
E quante 'instrument kamikaz' në duart e Ramës, Meta si Berisha me dy standarde, tani mbrojnë SPAK: Pas 11 Majit, do të vazhdojë të funksionojë
14 Shkurt, 19:25
-
VIDEO/ Si militantët e PD dhe Partisë së Metës bllokonin rrugët para SPAK dhe Tedi Blushi godiste furgonin e Policisë
14 Shkurt, 14:42
-
Pse SPAK dhe GJKKO reagojnë për protestën e mbështetësve të Veliajt dhe nuk thanë asnjë fjalë për protestat pro Berishës dhe Metës?
14 Shkurt, 14:35
-
PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca (ashtu siç bënë me Klotilda Bushkën)
13 Shkurt, 20:43
-
‘Vetëm largimi i organizatës kriminale rrit të ardhurat për shqiptarët’, Meta nga qelia: Më shumë fonde për arsimin publik
13 Shkurt, 15:16
-
Ish-deputeti demokrat: Pse PD nuk e përmend Avokatin e Popullit, ku Klotilda Bushka ka kërcënuar dëshmitarët?
12 Shkurt, 20:40
-
'5 horra me uniformë mësynë brenda qelisë së Metës', Tedi Blushi: Kontroll me urdhër të Ramës, nga qimet e flokëve te çorapet për 20 minuta
12 Shkurt, 17:04
-
Zhupa: Gjykata Kushtetuese refuzoi t'i jepte kushtetueshmëri ligjit të Akademisë së Shkencave, Gjinushi dhe Tole, produkte të puçit parlamentar
12 Shkurt, 15:37
-
PD: Bushka të japë dorëheqjen si kryetare e ‘Ligjeve’
12 Shkurt, 15:25
-
Ilir Meta denoncon me audio-mesazh nga burgu: Kur haja mëngjes dhe dëgjoja fjalimin e ‘skizofrenit’, u hap qelia për kontroll, po më kërcënojnë! Nuk ka Duman që i bën më derman
12 Shkurt, 11:50
-
Në hetim nga SPAK për çështjen Veliaj/ Bushka: Nuk më thirrën asnjëherë! Kushërirën e këshillova, i bënë presion dhe trysni
12 Shkurt, 09:35