Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i’u ka kërkuar falje grupit të LGBT për dekada të vuajtjeve dhe padrejtësive për shkak të ligjeve repressive gjermane.

Kreu i shtetit gjerman këto komente u bëri me rastin e shënimit të përndjekjes së kryer nga regjimi nazist i Adolf Hitlerit.

Trajtimi i ashpër i homoseksualëve ka vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ku homoseksualizmi me vite paraqiste vepër penale.

“Për këtë arsye sot kërkoj falje, për gjithë vuajtjen dhe padrejtësinë dhe për heshtjen, e cila pasoi”, tha presidenti gjerman.


(Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i kërkon falje grupit LGBT për vuajtjet ndër dekada)