Presidenti i Barcelonës, Laporta: Kishim marrëveshje me Messin, zgjodhi qetësinë

Presidenti i Barcelonës, Laporta: Kishim marrëveshje me Messin, zgjodhi qetësinë

Laporta dhe Messi

Barcelona nuk mundi të kthente në ekip Lionel Messin, kjo për shkak të Fair-Play Financiar dhe problemeve që katalanasit kanë me UEFA-n. Largimi nga PSG bëri që tifozët e Barcelonës të ëndërronin për një rikthim të kapitenit, me Messin që zgjodhi të luante te Inter Miami në SHBA.

Në lidhje me këtë kalim foli edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta. Ai thekson se ishin dakordësuar me Messin për rikthimin, teksa më pas "Pleshti" zgjodhi qetësinë e SHBA-së.

"Ne kishim një marrëveshje, Messi ishte dakord, babai i tij gjithashtu. Unë bisedova dhe isha i drejtëpërdrejtë, u thashë se do të bënim gjithcka sapo të merrnim konfirmimin për “fair-play” financiar. Ne kishim arritur deri te kushtet e kontratës, pastaj Jorge erdhi dhe me foli për Inter Miami. Ai më tha gjithashtu se, Messi kishte kaluar dy sezone të komplikuara në Paris e gjithashtu ishte nën shumë presion, ndaj Inter Miami ishte destinacioni i tij ideal sepse është një mjedis më i qetë", tha Laporta.

Tanimë 36-vjeçari do provojë një aventurë në SHBA, aty ku pritet të qëndrojë për dy sezone.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë