Presidenti i FIFA-s, Shqipëria pro
Gianni Infantino përballë sheikëve
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka duket se ka vendosur që të mbështesë Gianni Infantino në garën për kreun e FIFA-që do të zhvillohet më 26 shkurt në Zyrih.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka duket se ka vendosur që të mbështesë Gianni Infantino në garën për kreun e FIFA-që do të zhvillohet më 26 shkurt në Zyrih.
Pak ditë më parë në Serbi është zhvilluar një takim mes kandidatit Gianni Infantino dhe përfaqësueseve të 13 federatave pjesëmarrëse, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Serbia, si dhe Rusia dhe Turqia.
Në takim ishin edhe zyrtarët më të lartë të UEFA, të udhëhequr nga nënkryetar i parë, Angel Maria Villar, zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, Theodore Theodoridis. Federatat pjesëmarrëse me Serbinë dhe Rusinë në krye të lobimit i dhanë mbështetje zviceranit Gianni Infantino përballë dy kandidatëve të tjera, sheikut të Bahrein Salman Bin Ibrahim Al-Khalifa dhe princit të Jordanisë, Ali Bin Hussein.
“Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s deri më tani i ka bazuar politikat e tij në kontaktet direkte me federatat, duke marrë deri më tani mbështetjen e 48 prej tyre”shkruan “Eurosport”.
Ajo që tërheq vëmendjen është fakti, që takimi dhe lobimi ka nisur nga Serbia. Kongresi dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme zhvillohen pas super skandalit që përfshiu qeverinë e futbollit botëror, por edhe evropian që solli pezullimin e dy njerëzve më të fuqishëm të futbollit, Sep Blater dhe Platini për korrupsion, ndërkohë që hetimet vazhdojnë nga autoritetet amerikane dhe ato zvicerane.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, zv. Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
16 Dhjetor 2022, 21:26
-
Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë, akuzojnë partinë e Le Pen
24 Shtator 2022, 17:23
-
Dosja e SPAK, Petrit Vasili firmosi kontratat e lobimit të Metës me para të dyshimta, nuk u deklaruan në KQZ dhe ILDKP! Rrezikon të merret i pandehur
11 Korrik 2022, 16:26
-
Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë dollarë
22 Qershor 2022, 09:58
-
Gazetarja Xharra: Politikanët kanë paguar për lobimin e tkurrjes së Kosovës
8 Qershor 2020, 23:00