Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Teherani nuk po ndjek një diplomaci poshtëruese.
I cituar nga mediat shtetërore iraniane, Pezeshkian ka deklaruar se duke iu kundërvënë fuqisë më të madhe në botë që janë SHBA-të, Teherani duhet të pranojë edhe vështirësitë.
“Nëse i kundërvihemi fuqisë më të fortë në botë, duhet të pranojmë vështirësitë", tha presidenti iranian.
Ai shtoi se populli iranian duhet të durojë "presionin ekonomik dhe politik" përballë konfrontimit me Shtetet e Bashkuara.
Pezeshkian gjithashtu fajësoi Izraelin për paqëndrueshmërinë në rajon. Ai theksoi se fuqitë e huaja kishin pritur "trazira" në Iran pas sulmeve nga SHBA dhe Izraeli, por ishin "të befasuara nga mbështetja e vazhdueshme publike për qeverinë, më shumë se 80 ditë pas fillimit të konfliktit".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Media: SHBA dhe Irani kanë arritur një marrëveshje, 60 ditë armëpushim! Pritet miratimi i Trump









