Presidenti i KE zbulon 'sekretin': Isha me Ramën në Suedi, kishte një ide për status tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE! Duam bashkëpunim, jo justifikime

 

Presidenti i KE, Charles Michel është pyetur përse vazhdohen të mbahen peng Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nga Maqedonia e Veriut duke thënë se objektivi kryesor është të zgjidhen mosmarrëveshjet. Nga ana tjetër tregoi bisedën me Ramën në Suedi, ku dha idenë për status tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

"Objektivi kryesor që kam unë është që t'i japim energji të reja procesit të integrimit në BE që të zgjidhen mosmarrëveshjet dhe të fillohen bisedat për anëtarësim. Kam vendosur që kjo çështje për mënyrën se si po punojmë ta diskutojmë në qershor dhe mora iniciativën që të ftoj miqtë nga Ballkanit Perëndimor dhe të bëjmë çdo gjë që është e mundur që të tejkalojmë sfidat. Nga ana tjetër është e rëndësishme që të mos presim vendimin përfundimtar. Ju duhet të bashkërendoni dhe të bashkëpunoni se si duhet të kalojmë këto sfida. Mendojmë që është gjë e mirë të bisedojmë me miqtë tanë, jo të gjejmë justifikim tjetër, por t'i japim shtysë politike bashkërendimit të punës.

Do ju tregoj një sekret, para disa muajsh ishim në Suedi për aktivitet dhe shkëmbyem ide me njëri-tjetrin. Kryeministri më tha se sa e rëndësishme është të përfshijmë udhëheqësit që t'i kemi me 27 udhëheqësit e BE. Po zbatojmë këtë qasje për të pritur për një vendim përfundimtar për anëtarësimin në BE. Një ide shumë pranë e këtij koncepti është e anëtarëve të asociuar, pra qasje e përafërt që të kemi formatet e duhura që të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, të kuptojmë vështirësitë dhe si të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të jemi konkretë dhe operacionalë, prandaj e ritheksova mbështetjen time personale për iniciativën e Ballkanit", tha Michel.


Lajmi kryesor:

Presidenti i KE në Tiranë, Michel: Ideja për një status 'vend i asociuar i BE' për shtetet e Ballkanit drejt materializimit! Rama: Do i jepte fund paranojave se Brukseli po na lë larg (VIDEO)


A.M./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj medias dhe deligjitimi si 'kazan' Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem

Sulmet ndaj medias dhe deligjitimi si 'kazan' Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem