Presidenti i ri, një grua? Gjonaj në 'Kontrast': Me rëndësi të ketë integritet! Reforma në Drejtësi sukses, ja si mendohet të zgjidhet mungesa e prokurorëve e gjykatësve të shkarkuar nga Vetting

TIRANË- A do të jetë presidentja e re grua? E pyetur në emisionin ‘Kontrast’, ish-ministrja Etilda Gjonaj tha se më e rëndësishme se sa gjinia e pasardhësit të Ilir Metës, është integriteti i atij që do ta marrë këtë detyrë të lartë.

Megjithatë, Gjonaj nuk e fshehu dëshirën që përveç Kuvendit, edhe Presidenca të ketë në krye një grua.

“Unë besoj që nëse do të flisja në cilësinë personale, do të thoja pse jo. Do të ishte mire që një president të ishte grua. Por nuk është e rëndësishme kjo, se sa integriteti dhe përgjegjësia e atij që do ta mbajë këtë funksion. Aq më tepër të mos mbajë qëndrime politike duke qenë palë mbi palët e tjera. E rëndësishme është që të përfaqësojë unitetin e të gjithë popullit” – tha deputetja socialiste Etilda Gjonaj.

Ndërkohë, për analistin Lorenc Vangjeli kjo është hera që ka më shumë shanse që Presidencën ta drejtojë një grua.

“Socialistët e Ramës mund të akuzohen për 1001 mëkate, por në këtë pikë kanë bërë shumë. Shepsh herë e reja imponohet me shifra, qoftë prania në qeveri, qoftë prania në parlament” - tha Vangjeli.

Ish-ministrja foli edhe për Reformën në Drejtësi, që e cilësoi një histori suksesi dhe kjo sipas saj është e matshme nga disa indikatorë. Ajo tha se sot shohim një rritje të besimit tek organet e drejtësisë. Sipas saj, kjo duket qoftë edhe në rastin e SPAK ku shumë qytetarë apo subjekte i drejtohen dita-ditës për të gjetur drejtësi.

“Ne e kemi pranuar që në fillim se Reforma në Drejtësi s’mund të bëhet në një natë apo në pesë vite. Sepse është një reform tepër komplekse. Por ne shohim se fakti që qytetarët i drejtohen SPAK-ut do të thotë se deri më sot ka rezultate shume të mira. Ne sot kemi një Gjykatë Kushtetuese që dita-ditës po mbush vendet e saj, që sot nuk përbën më lajm si dikur me atë sensacionin e lajmit. Reforma është e prekshme me shpejtësinë e vendimarrjes së organeve të drejtësisë. Mjafton që në fund qytetari të marrë një drejtësi të shpejtë dhe të drejtë. Nëse shohim përgjigjet e konsultimit kombëtar, ne e kuptojmë se sa me rëndësi ishte reforma në drejtësi. Ne kemi bërë një ndërhyrje ligjore për pezullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë pasur indicie apo kanë marrë vendime të padrejta. Sot gjëja kryesore që ka në dorë politika në lidhje me sistemin e drejtësisë është ligjbërja. Ne do të vijojmë deri në fund angazhimin me partnerët ndërkombëtarë” – tha Gjonaj për Report TV.

Lidhur me vakumin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gjonaj tregoi se si është menduar të zgjidhet mungesa e tyre në sistem.

“Do të ishte e nevojshme të ndërmerrje zbatimi i hartës së re gjyqësore. Ka vështirësitë e veta, për aq kohë sa numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve është shumë i pakët. Mbase do të duhej të kishte një shtim të numrit të kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës. Do të duhet të shikohet pra mundësia që numri i kandidatëve të shtohet, por pa u cenuar cilësia dhe niveli i kualifikimit të tyre” – tha Etilda Gjonaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 09/04/2022 10:28

    Po pse u thartove keshtu o Genc, doje te ishte jot shoqe????

    Përgjigju
  • Genci: 08/04/2022 23:12

    Jo po Mihrije Brahja apo Besa Kokedhima

    Përgjigju
  • Sovrani: 08/04/2022 20:24

    Brizida Gjikondi eshte e vetmja femer qe meriton te jete PRESIDENTE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)