Meta ‘miraton’ kandidatet e Ramës: Duhen emra me integritet (VIDEO)

TIRANË-Presidenti Meta nuk i kritikon përzgjedhjet e Ramës me Luljeta Bozon e Najada Çomon. Kreu i shtetit tha se e rëndësishme është që partitë politike të përfaqësohen nga figura me integritet.  Meta tha se nuk janë në interesin e tij si president ndaj kandidaturave specifike, por theksoi rëndësinë që në lista të ketë kandidatë me integritet të lartë.

"Nuk janë në interesim tim, theksoj rëndësinë që qytetarët të shikojnë me vëmendje listat e çdo force politike që preferojnë dhe të votojnë në lista për kandidatin që besojnë se kanë integritetin më të lartë për të përfaqësuar vendin, që t'u japë mesazh kryetarëve që cilët janë deputetët që duan", tha Meta.

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos i japë një përgjigje të drejtpërdrejtë pyetjes se pas 25 prillit do të shpallë fitues koalicionin apo partinë fituese. Ai ka një përgjigje diplomatike, duke thënë se duhet pritur rezultati, pasi mund të parashikohet surpriza.

"Mund të ketë çdo lloj surprize, të mos paragjykojmë rezultatet e zgjedhjeve, ka rëndësi që vota e çdo qytetari të jetë e barabartë dhe të informohen për figurat që bëjnë krim zgjedhor", tha Meta.

Meta foli edhe për një listë të figurave që përfshihen në krimin zgjedhor, gjë që sipas tij janë të shumtë.

"Në këtë garë ka shumë koalicione dhe forca politike  kështu që qytetarët duhet të nisen drejt kutive të votimit dhe të zgjedhin se këto do të votojnë dhe kë do të ndëshkojnë, e rëndësishme është procesi të jetë transparent, vota e qytetarëve të jetë e barabartë, do informojmë edhe më tej për figurat që do të përfshihen në krimin zgjedhor, se janë shumë, do të bëjmë çdo gjë për të pasur zgjedhje plotësisht demokratike dhe të ndershme, e kuptojmë që ka një tension që është krijuar në mënyrë artificiale, shpresoj të refletkojnë të gjithë, qytetarët në mënyrën më të qetë dhe europiane të mos ndikohen nga asnjë lloj presioni, por të kenë besim se vota e tyre është fuqia e vetme në demokraci", tha ai.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve për ndryshimet që i janë bërë në 8 ligje, Meta e komentoi vetëm me një fjali, më tepër në formën e një paralajmërimi.

"Për çdo ligj që ka probleme kushtetuese do të ketë një përgjigje të qartë shteruese", përfundoi kreu i shtetit.

Ai ka vënë theksin te miratimi i fletës së votimit dhe një fushatë të aktive për edukimin e zgjedhjeve, pasi sipas Metës, është shumë vonë.

"Nevojë e funksionit të shpejtë, efikase, me zero tolerancë, të organeve të drejtësisë për të hetuar të gjitha krimet zgjedhore. Njëkohësisht u theksua rëndësia e miratimit sa më shpejt të fletës së votimit dhe një fushate aktive të edukimit të zgjedhësve. Sot jemi 50 ditë larg ditës së zgjedhjeve dhe zgjedhësit nuk janë edukuar ende sa i takon votës preferenciale”, u shpreh Presidenti.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit” 

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit”