DOSJA/ Sot bëri masakër në Tiranë, Report Tv siguron vendimin që e dënoi me 16 vite Dan Hutrën, ekzekutoi me thikë gruan në 2007! Pasi e vrau i tha nënës së viktimës: Të rrosh vetë

DOSJA/ Sot bëri masakër në Tiranë, Report Tv siguron vendimin që e dënoi me 16 vite Dan Hutrën, ekzekutoi me thikë gruan në 2007! Pasi e vrau i tha nënës së viktimës: Të rrosh vetë

Dan Hutrën dhe vendimi i Apelit

Dan Hutra, 40-vjeçari i cili bëri masakër sot në Tiranë ku la të vdekura 3 gra dhe ka plagosur 3 të tjera në vitin 2007 kishte ekzekutuar gruan e tij të parë Dafina Havalja, të cilën e kishte ekzekutuar me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi.

Gazetarja e Report Tv ka siguruar vendimin e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që e la përfundimisht në burg me 16 vite. Vendimi është marrë më 20 janar 2010 dhe Apeli la në fuqi vendimin e një viti më parë të shkallës së për dënimin me 24 vite burg për Dan Riza Hutrën për veprën penale të "Vrasje me paramendim". Për shkak të gjykimit të shkurtuar Hutra u dënua përfundimisht 16 vjet burgim.

Duke pasur parasysh edhe paraburgimin, pasi ai është arrestuar që në dhjetor 2007, ai ka vuajtur dënimin dhe ka dalë në fillim të viti 2022. Në vendim thuhet se ngjarja ka ndodhur papritur dhe ne rrethana të çastit, pas një dyshimi të të pandehurit për tradhti bashkëshortore nga e shoqja (viktima). Ky fakt provohet dhe nga deklarimi i nenës së viktimës për bisedën telefonike të zhvilluar me te

Pasi ka kryer vrasjen, Hutra është përpjekur të mbulojë gjurmët e krimit për të krijuar përshtypjen qe vrasja nuk është kryer nga ai, por si vetëvrasje, duke vendosur thikën ne dorën e viktimës. Pasi ka kryer krimin i Hutra është larguar qetësisht nga banesa, duke mbyllur derën dhe ka marre në telefon nenën e viktimës, të cilës i ka thënë: "Rrofsh vet për Dafinën se e kam mbyt".

“Me të marrë njoftimin nga familjaret e viktimës, policia gjyqësore ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe pasi është hapur dera me force, është pare viktima me një thikë në dorë të vendosur sipër gjoksit. Përreth kufomës kishte njolla gjaku, të cilat u morën për ekspertim biologjik. Janë sekuestruar një thike buke, e cila ka shërbyer për kryerjen e krimit dhe sende të tjera, si shishe plastike me mbishkrimin Pitbull, tre shishe plastike me mbishkrimin birra, tre filxhanë kafe, dy pjata filxhanash, një tavell cigare me bishta cigaresh, një pale pantallona xhinse meshkujsh me njolla gjaku, të cilat janë dërguar për ekspertim Nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se ne trupin e saj, krahas hematomave ne pjesët e gjithë trupit, janë konstatuar plage me 2.5 cm larg gjoksit të djathte, me gjatësi 5 cm, nje plagë tjetër ne linjën eksplorime gjatësi 4 cm si dhe një plagë prerëse, me buze të rregullta, në nyjën e tretë të gishtit të madh të dorës së majtë”, thuhet në dosje.

Dan Hutra ka pranuar se ka kryer vrasjen, por pretendoi se e ka bërë atë në kushtet tronditjes së fortë psikike të çastit.

“I pandehuri pasi ka kryer vrasjen është përpjekur ta paraqesë si vetëvrasje të viktimës, është veshur qetësisht, ka mbyllur banesën dhe është larguar pa u vene re. Me gjakftohtësi ka telefonuar nenën e viktimës, duke i thënë të rrosh vete se vajzën e kam vrare, veprime qe tregojnë se i pandehuri, veprën penale e ka kryer me paramendim, Ne shkalle të pare, I pandehuri Dan Hutra ka kërkuar të procedohet me gjykim të shkurtuar, kërkese qe është pranuar nga gjykata. Ka pranuar kryerjen e veprës penale, por ka dashuruar të paraqesë vrasjen si "vetëvrasje, duke theksuar qe pasoja ka ardhur si rrjedhoje e tronditjes psikike për shkak se dyshonte që bashkëshortja e tij kishte lidhje jashtëmartesore”, thuhet në vendimin e siguruar nga Report Tv.

Sipas Apelit Gjykata e faktit me të drejte e ka deklaruar fajtor e dënuar të pandehurin Dan Hutra për veprën penale të vrasjes me paramendim.

Vendimi i Apelit

Vendimi i Apelit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Historia e 2007 pasi vrau gruan me thikë në zemër, Dan Hutra telefonoi vjehrrën: Të rrosh vetë se vajzën ta vrava

1677691865_afafa.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report Tv jepen detaje për vrasjen ndaj gruas së parë nga Dan Hutra në dhjetor të vitit 2007.

Pasi e ka vrarë me thikë në zemër në shtëpi, Hutra është përpjekur të mbulojë gjurmët e krimit për të krijuar përshtypjen qe vrasja nuk është kryer nga ai, por si vetëvrasje, duke vendosur thikën ne dorën e viktimës.

Pasi ka kryer krimin, Hutra është larguar qetësisht nga banesa, duke mbyllur derën dhe ka marrë në telefon nënën e viktimës, të cilës i ka thënë: "Rrofsh vet për Dafinën se e kam mbyt".

Ora 18:21
Paralajmërimi i ‘serial killer-it’ Dan Hutra rreth 1 vit më parë: Nuk mbaj kopil! Do flasin mediat botërore për mua

1677689558_1677674886kuta.jpg

Dan Hutra duket se kishte kohë që e bluante në mendje të gjithë ngjarjen horror që ka kryer ditën e sotme. Rreth një vit më parë, më konkretisht në qershor të 2022, nuk pranonte atësinë e fëmijës. Për këtë arsye Elena Hysa shkoi tek familja e saj, ku Dan Hutra e ndoqi nga pas dhe pasi familja i dha 1850 euro nga 4000 euro-t e shpenzuara për fejesën, i kërcënoi se ‘do e bënte vendin gjak’ e do flisnin mediat botërore për të nëse s'ia jepnin të gjitha.

“Nëna e saj Kujtime Hysa i ka dhënë 1850 (një mijë e tetëqind e pesedhjetë) euro por ai ka telefonuar përsëri duke kërkuar pjesën tjetër e duke kërcënuar me fjalët që nëse nuk i gjejnë do vij te shtëpia e do ta bej vendin gjak. Pas kësaj telefonate ka shkuar te shtëpia e tyre dhe ka kërkuar pjesën tjetër duke thënë "Nëse nuk mi jepni do ta bëj vendin gjak, nuk do mbaj kopilin tuaj, do flasin mediat botërore për mua", tha Dan Hutra.

Ora 18:11
Kërcënimi i Dan Hutrës rreth 1 vit më parë: Dua kokë njeriu! Do shkojë gjaku deri në gju! Më jepni lekët e fejesës

1677691205_DanHutra1.jpg

Rreth 1 vit më parë, Dan Hutra, nuk ka pranuar atësinë e fëmijës dhe kërcënonte familjen e Elena Hysës si dhe i kërkonte lekët e fejesës.

“Së bashku me vjehrrën e saj kanë shkuar në farmaci ku kanë marrë nje test shtatëzanie.Pasi e ka aplikuar ka rezultuar pozitive dhe menjehere ka telefonuar Danin për ti dhënë lajmin. Ai e ka pritur shumë mire dhe kanë organizuar nje darkë familjare ku ka qenë të ftuar të dy familjet. Pas kësaj kanë bërë një eko barku dhe disa analiza.

Në mbrëmje Dani ka komunikuar me spitalin ku ka marrë rezultatin e analizave por nuk ka treguar gjë. Në mëngjes Dani i ka thënë "më ke hy në gjak" por nuk i ka treguar arsyen. Ai i kishte thënë familjarëve të tij se Elena ishte e sëmurë dhe jo shtatzanë pasi ato e telefonin për ta pyetur si ishte gjëndja e saj.

Duke u ndodhur në këtë situatë është larguar nga banesa dhe ka shkuar në banesën e prindërve ku më pas ka vajtur dhe shtetasi Dan Hutra duke drejtuar babait të saj me fjalët "Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia." Perpara se të largohej i ka kërkuar babait të vajzës ti kthente 4 (katër) mijë euro të cilat ishin shpenzimet e fejesës”, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv.

Ora 18:08
Përplasjet e Dan Hutrës me ish gruan që donte ta vriste sot! Dëshmia e Elena Hysës: Më trajtonte si skllave! Donte t’i hiqja çorapet e t’i çoja kafen në krevat

1677680389_43001.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga historia e Dan Hutrës, i cili tentoi sot të vriste ish-bashkëjetuesen e tij Elena Hysa, e cila e kallëzoi në polici për dhunë psikologjike dhe fizike më 16 qeshor të vitit 2022.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, Elena Hysa kishte njoftuar shërbimet e policisë se ndihet e rrezikuar nga Dan Hutra. Sipas saj, ai e trajtonte si skllave, i kërkonte t’i lante këmbët e t’i conte kafen në krevat.

“Ajo ka treguar disa episode ku është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ky shtetas në ditë të ndryshme si dhe është trajtuar si"skllave" nga shtetasi Dan Hutra. Ai kërkonte që t’ia hiqte dhe vishte corapet nga këmba, mëngjesin dhe kafen t'ia conte te krevati. Ka treguar se është goditur me shpulla në prezencë të mamasë së tij shtetases Mislime Hysa”, thuhet në dosje.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 01/03/2023 19:59

    Ku i gjeni këta psikopatë moj vajza që krijoni lidhje?

    Përgjigju
    • Or tej: 02/03/2023 06:57

      Ashtu i duan vete or teeeejjjjj

    • Filan: 02/03/2023 05:13

      Kshu eshte kur dashurohen me cunat te Keqij qe genjehet mendja per 1 te ardhme te mire dhe pasojat ku jane

  • Miku: 01/03/2023 19:04

    Kryen vrasje, perpiqesh ta inskenosh si vetrvrasje me qetesi, largohesh e i thua te emes rrofshi vete, edhe nuk merr burg perjete por i japin 24 me gjykim te shkurtuar 16, gjasme nen tronditje psiqike. Pfffff

    Përgjigju
    • Erik: 01/03/2023 19:53

      Drejtësi e qelbur, dënohet tjetri sikur ka vrarë një lopë dhe jo njeri. Dënohet me 16 vjet dhe duhet të kishte dal këtë vit nga burgu, por kafsha ka dal më herët, është martuar, divorcuar, ka bërë përsëri burg për të ardhur tek kjo ditë e çmendur. Duhen futur dhe gjykatësit me këtë ndyrësirë në burg.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët