Një ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend, Meta dekreton Edi Ramën si Kryeministër të Shqipërisë

TIRANË- Një ditë pasi u betuan deputetët e rinj në Kuvend, presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe ka dekretuar Edi Ramën, si kryeministër i Shqipërisë, dalë fitues nga zgjedhjet e 25 prillit. Dokumenti i firmosur nga kreu i shtetit mban datën e djeshme, 10 shtator dhe hyn në fuqi menjëherë.

“Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend. Dekretoj: Neni 1, Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Neni 2, Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dokument.

Me mandatimin e kryeministrit nga Presidenti, Rama i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin qeverisës dhe emrat e ministrave parlamentit. Pas miratimit në Parlament, kryeministri i dërgon Presidentit për dekretim ministrat, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve. Dekretet e miratuara nga Presidenti kalohen sërish nga Kuvendi në një afat 10 ditë. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë. 

Shumica e ministrave të kabinetit të propozuar Rama 3 ka marrë dekretime të mëparshme nga presidenti përveç Ulsi Manjës të zgjedhur Ministër i Drejtësisë, Frida Krifcës ministre e Bujqësisë, Delina Ibrahimit e Ekonomisë, Edona Bilalit ministre shteti për Sipërmarrjen dhe Bora Muzhaqit ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët. Ajo që pritet me interes është sjellja e presidentit Ilir Meta, nëse do të përsëritet i njëjti skenar siç ndodhi me Gent Cakaj, të cilin refuzoi që ta dekretonte si ministër i Jashtëm e që ky 'konflikt' shkoi deri në Gjykatën Kushtetuese, apo do të ketë një "epokë të re" sa i përket zhvillimeve politike në vend.  

Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.

Emrat e ministrave të qeverise 'Rama 3'

  • Kryeministër – Edi Rama
  • Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj
  • Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka
  • Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi
  • Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja
  • Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi
  • Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi
  • Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku
  • Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu
  • Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi
  • Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
  • Ministre e Kulturës   Elva Margariti
  • Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

  • Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
  • Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
  • Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Kryetare e Parlamentit
Lindita Nikolla 

Dekreti i presidentit Meta

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 11/09/2021 15:27

    Nje president i shkarkuar nga parlamenti,hajdut@vrases dhe ne listen "non grata" te SHBA,dekreton qeverine rama3. O mores!O tempos! Çlegjimitet do te kete nje kryeminister me qeverine e tij??? Ky popull e do me "MË MIRË SE KAQ,PSE E MERITON"! Regjisura e filmave multiplikative vazhdon shfaqien dhe turmat e hirta te KLANSEKTIT PS,PD,LSI hedhin valle ne "GOJËN E UJKUT" e pushtetin,pasurine@parate e vjedhura nuk i dorzojne derisa te ndodhë Apocalypse.

    Përgjigju
  • Begu: 11/09/2021 12:25

    Ramen e dekretoi per te treten here Sovrani,duke i dhene besimin mbi 50%te pjesemarrjes ne votime.Meta kishte obligim formal Kushtetues ta nenshkruaje dekratimin e Sovranit.Ky nenshkrim deshmon vetem nje permbushje te obligimit Kushtetues te institucionit te Presidentit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)