Meta takon homologen malteze: Modeli juaj i Microsoft-it, për të përgatitur nëpunësit shqiptarë

Meta takon homologen malteze: Modeli juaj i Microsoft-it, për të përgatitur nëpunësit shqiptarë

Ilir Meta gjatë takimit me homologen malteze

Presidenti i Republikës Ilir Meta, po zhvillon një vizitë shtetërore dy ditore në Maltë me ftesë të Presidentes së Republikës së Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca. Vizita e Presidentit Meta përkon me shënjimin e 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Maltës. 

Gjatë takimit, presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, në planin dy dhe shumëpalësh, me dëshirën që nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve politike t’u përgjigjen edhe aspektet e tjera të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të ndërsjella. 

Presidenti Meta i shprehu homologes Coleiro Preca vlerësimin për mbështetjen e pakursyer që Malta i ka dhënë Shqipërisë në procesin e saj të integrimit evropian, duke kërkuar njëkohësisht mbështetjen ndaj një rekomandimi pozitiv të pritshëm të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit. 

Të dy presidentët konfirmuan angazhimin e ndërsjellë për të nxitur qeveritë, institucionet e të dy vendeve dhe komunitetet respektive të biznesit,  që të hulumtojnë dhe shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat e investimeve në sektorë strategjikë, si turizmi, energjetika, infrastruktura, sektori financiar dhe teknologjisë së informacionit.

Presidenti Meta veçoi Teknologjinë e Informacionit, një fushë ku Malta ka arritur të tërheqë prezencën e kompanive globale si Microsoft, si një tjetër mundësi bashkëpunimi konkret. 

Duke u ndalur në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Meta përcolli mirënjohjen për mbështetjen e Maltës ndaj shtetit të Kosovës, dhe nënvizoi rëndësinë që ka liberalizimi i shpejtë vizave për qytetarët saj, të vetmit në Ballkan që nuk përfitojnë ende nga regjimi i liberalizuar i vizave drejt hapësirës Shengen.

Në fund të takimit, Presidentët e të dy shteteve, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë është popullsia e saj e re në moshë, dhe për më tepër, e kualifikuar, gjë që e shndërron atë në një treg mjaft tërheqës përsa i përket industrisë së teknologjisë informatike. Në këtë kontekst, i propozova Presidentes Preka dy gjëra:
 
Së pari, përvojën e shkëlqyer me Akademinë Diplomatike të Maltës, mund ta përsërisim edhe me “Qendrën Novatore të Mikrosoftit” për të përgatitur studentët dhe nëpunësit tanë civilë. 

Së dyti, investitorët maltezë në këtë fushë mund ta shikojnë e ta marrin parasysh tregun shqiptar si një mundësi për të përmbushur edhe kërkesën në rritje të Ballkanit Perëndimor për teknologji të informacionit dhe komunikimit.

Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë