Presidenti na ngeli në derë

Presidenti na ngeli në derë

Presidenti na ngeli në derë përmbën ndoshta titullin më të përafërt të kësaj situate politike në Shqipëri. Mediat e kanë marrë me sportivitet këtë fenomen alla shqiptar, ku edhe bastet për emrin e presidentit në ditët në vazhdim do të kenë rritje në koifiçentët e probabilitetit për ta gjetur emrin e ri të presidencës. Si për çudi edhe kësaj rradhe e majta tejet snobiste për të tërhequr pas vetes jo vetëm opozitën, por edhe shoqërinë civile. A nuk lind pyetja, se kur ti i ke marrë votat elektoratit tënd, pse u dashka votuar kur ti si parti bën siç do vetë? 

A nuk është e disata herë që elektorati robotik i së majtës është prerë në besë nga partia socialiste. Në një republikë serioze nuk do të keqkuptohej ajo forcë politike e cila brenda gjirit të saj edhe për meritë të fitores elektorale do të dëshmonte se ka kapacitete të tilla që të ulen në karrigen e presidentit me dinjitet e shumë të respektuar nga të gjitha palët se sovrani foli me votën e tij, duke e patur të qartë se vota duhej të ishte aq masive që të zgjidhte edhe proçesin e zgjedhjes së presidentit, me numrin e duhur të deputetëve që përcakton kushtetuta. Ndryshe ky nënvlerësim i elektoratit do përkthehej,- se ne duam të bëjmë çfarë të duam me mandatin që na dha vota juaj të dashur votues. Por eksperiencat e kaluara e vërtetuan se sa mundim hiqnin partitë për të kapur numrin e duhur të votave, duke eksperimentuar lloj lloj pazaresh e ofertash me palë që mbanin peng votimin e presidentit. 

A duhet të ndërojmë kushtetutën sa herë i kërkohet ndonjë nder dikujt për hir të premtimeve që u është bërë. Notojnë në internet gjithfarë emrash për kandidat presidencial, edhe pse një fjalë e urtë thotë-“Hodhi një gur një budalla e hidhen njëqind të tjerë për ta nxjerrë”. Është sa neveritëse por edhe ironike sa kur i sheh disa emra që nuk lenë gur pa lëvizur në media për tu bërë sa më joshës me histori të stisura e deri diku heroike mendon sa poshtë kanë rënë kjo kategori njerzish. Për çudi të duket sikur këta alien të ardhur nga ndonjë planet tjetër, nuk e dinin se partitë politike kanë kalendarin e tyre politik i cili me hir ose me pahir duan apo nuk duan ata, ka një proçedurë që e dikton kushtetuta. Por edhe pse nuk ngopen e tejgompen nga prania në media, kjo kategori njerzish ska të ndalur në kërkimin e fansave sa kanë futur në lojë edhe nxënësit e klasave të fillores larg mos qoftë edhe të kopshteve. 

Mos e dhëntë zoti që të na ndodh si me kandidatët për deputet që kishin dosje si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit e thërrisnin më shumë në parlament e në media “të hapen dosjet e sigurimit” Po si nuk pamë një njeri të shquar e të urtë që ti lutet me sinqeritet e përulësi partisë që e ka të drejtën të zgjedhë presidentin të propozojë një emër me po atë reputacion e integritet si të tijin, dhe të japë një shembull se altergoja ka një limit, e jo të shkojnë 80 e ca kandidatë të vetëshpallur në përroin psiqik. Ai post është një nder për këdo, por jo çdo njeri i ka mundisitë mendore dhe fizike, domethënë fundja fundit janë edhe ca parametra që duhet ti ketë presidenti i një vendi. E saktë apo jo na duhet një njeri që e tejkalon inteligjencën e një deputeti e të ketë kaluar prova himune ndaj presionit politik e nepotik. Ka hapësir për ta afruar partia socialiste këtë lloj stature për numrin një të shtetit kjo nuk diskutohet. 

Atëhere çfarë bisedimesh kërkon kur i ke votat edhe njerzit? Demostrimi mediatik larg problemeve të ditës dhe krizës së ardhur nga lufta në Ukrainë nuk duhet ta çojë qeverinë në degjenerimin e proçesit të zgjedhjes së presidentit. Serioziteti i këtij proçesi duke i mbyllur çdo shteg abuzimit me kushtetutën, do ta qetësonte situatën politike e për më tepër emri duhej të ishte gjetur me kohë, sepse figura të shquara që plotësojnë kriteret ka së paku mbi pesë njerëz. Dhe emir i cili do të ish afishuar, do të ndihej më i mirpritur e me më pak diskutime boshe e jo me këtë estradë, që nuk ka as regjizor e skenaristë e që për turpin tonë, tregojmë se sa naivë e parapolitik na trajton politika. 

Nëse e ke për herë të parë për të zgjedhur një njeri nga viset shqiptare, apo diaspora edhe mund të justifikohet kjo situatë, por thelbësore do të ishte që të mos luhet politikisht me moton po të japë presidentin çfarë do të marrë? Kjo tregon dritëshkurtësi prej politikani të vockël e pa vizion i cili zvogëlon edhe fitoren më të madhe të çdo fushate. Adresoje emrin e presidentit me urgjencë dhe transparencë, sepse as atij që do të zgjidhej realisht nuk do ti shërbente si shenjë besimi të ndërsjelltë, por si një emër që të ngeli në derë (dorë), qoftë edhe i minutës së fundit. E pastaj mazhoranca do mallkojë veten si me ish presidentin Ilir Meta, i cili mir apo keq fal edhe stafit të tij të aftë e mbaroj mandatin e plotë, megjithëse me probleme e konflikte ligjore me qeverinë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion