Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, me rastin e aksidentit ajror të Germanwings.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Jahjaga, në telegramin e ngushëllimit shprehet se "Jemi tronditur thellë me lajmin e trishtueshëm për aksidentin tragjik ajror mbi Alpet Franceze ku humbën jetën udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit. Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, familjarëve të viktimave të aksidentit ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e më të dashurve të tyre".
Në këto momente të rënda bashkohemi në lutje dhe me dhimbjen e familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik ajror", përfundon Jahjaga. /atsh/