“Kush në Shqipëri nuk e beson dot që këtu është dorë e huaj që po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë, duhet ta kuptojë qartë që këtu është jo vetëm Irani apo vende fqinje që s’duan ta shohin Shqipërinë të zhvilluar në turizë, por edhe Kremlini".

 Kështu deklaroi një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, duke komentuar protestat anti-qeveritare që po mbahen prej një muaji në Tiranë dhe që janë përshkallëzuar në akte dhune kundër policisë.

24 orë më pas, Ambasada e Rusisë në Shqipëri pretendoi se pretendime të tilla janë të pabaza dhe se Rusia zbaton me rreptësi parimin themelor të mos ndërhyrjes në punët e brendshme të një populli tjetër.

Në një koment të postuar të premten në rrjetet e saj sociale, Ambasada shpreh keqardhje që politikanët shqiptarë, duke veçuar me emër, Blendi Gonxhen apo Taulant Ballwn, "imponojnë publikut idenë e pabazë për ‘ndikim dashakeq’ të Rusisë’ dhe bën thirrje për një qasje më të përgjegjshme por edhe përmbajtje nga kërkimi i armiqve aty ku nuk ekzistojnë.

Komenti i plotë e Ambasadës ruse

“Deklaratat e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë B.Gonxhja dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë T.Balla në lidhje me “përfshirjen e Kremlinit” në protestat, që po zhvillohen në vend, ngjallin habi. Pretendime të ngjashme po shohim edhe në një numër mediash nga gazetarë të caktuar. Këto deklarata janë krejtësisht të pabaza.

Rusia zbaton me rreptësi njërin prej parimeve themelore të politikës së saj të jashtme: parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja. Moska gjithmonë respekton zgjedhjen e popullit dhe punon me qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime. Ne i urojmë sukses dhe begati popullit shqiptar, pavarësisht koniunkturës së krijuar politike dhe nivelit aktual të marrëdhënieve.

Me keqardhje vërejmë se kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë janë përpjekur t’i imponojnë publikut vendas në mënyrë të pabazë idenë e të ashtuquajturit “ndikim dashakeq” të Rusisë. Ne bëjmë thirrje për një qasje më të përgjegjshme ndaj deklaratave të tilla dhe një përmbajtje nga kërkimi i armiqve aty, ku nuk ekzistojnë”

U.D/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tefik: 03/07/2026 16:56

    Ju jeni me te ndershmit ne bote.As nuk spiunoni as nuk shani vetem qe sulmoni me ushtri vende te tjera e vrisni deri tek femijet.Plehra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41

    Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?