Prezantohet Projekti i Portit Tregtar të Durrësit në Porto Romano, Qeveria: Faza e parë kushton 390 mln euro, 46% investim i shtetit, pjesa tjetër me PPP

390 milionë euro do të kushtojë faza e parë e projektit për Portin e ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano, nga të cilat 46% do t’i paguajë qeveria shqiptare, ndërsa 54% do të investohen në formë Partneritet Publik Privat nga firma ndërtuese që do të fitojë nga një garë ndërkombëtare. Projekti u prezantua nga studio holandeze "Royal Haskoning DHV", ku u sqarua se porti i ri do të jetë në funksion të një tregu të përbashkët rajonal, që integron hekurudhën Durrës - Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Vetëm në fazën e parë porti pritet të krijojë 1500 vende të reja pune.

Projekti integron hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Është një projekt strategjik i parashikuar ti përgjigjet kërkesave Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, por edhe vendeve të tjera të rajonit për 4 dekadat e ardhshme. 

Gara do të jetë e hapur nga janari-deri në korrik 2023 dhe për t’u bërë pjesë, kryeministri Edi Rama, ftoi të gjitha vendet të marrin pjesë. Ai u kujdes të thoshte se firma që do ta ndërtojë duhet  të jetë nga një vend mik i NATOS, duke mos e kursyer edhe një batutë.

“Kështu që Mbretëria e Bashkuar na bën ndonjë propozim për të krijuar së bashku ndonjë situatë që mund të mos i pëlqejë Bashkimit Europian, por mund të jetë e rëndësishme për të dyja palët, ne mund të “Brexit-ojmë” një zonë të Porto Romanos, të vendosim flamurin anglez e të vendosim gjykata angleze që të vendosë për të gjitha konfliktet që mund të jetë midis aktorëve aty dhe shtetit shqiptar, siç është bërë në Dubai”, tha ai

Maqedoninë e veriut e përfaqësoi zv.kryeministri i parë Artan Grubi, i cili solli në vëmendje pjesën e investimit që prek edhe vendin e tij, nëpërmjet Portit të Thatë të Strugës. Për ministrin e mjedisit të Kosovës Liburn Aliu, gjithçka nis dhe përfundon nga Durrësi.

Takimi u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare edhe asaj të Maqedonisë së veriut, për portin e thatë të Strugës, në funksion të Portit të ri tregtar të Durrësit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
VIDEOLAJM/ Ja si do të duket Port i ri Tregtar në Porto Romano në Durrës

Në këto pamje shihni se si do të duket Porti i ri Tregtar në Porto Romano në Durrës. Projektin e prezantoi përfaqësuesi i kompanisë holandeze, i cili tha se puna do të bëhet me disa faza. Ai e cilësoi këtë projekt si një kompleks super modern portual që do të sjellë fazë të re ndërlidhjeje mes vendeve të rajonit. 

Ora 12:21
Rama zbardh bisedën me kryeministrin e Britanisë së Madhe: Shprehu interes për përfshirjen në zhvillimet dhe investimet në vend

 

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga telefonata e zhvilluar me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak pak ditë më parë, pas debatit të zhvilluar në kuadër të emigrantëve të paligjshëm shqiptar atje. Kreu i qeverisë tha se Sunak i kishte shprehur interesin për t’u përfshirë në zhvillimet në Shqipëri.

‘Kemi pasur një bisedë shumë produktive dhe kemi rënë dakord të krijojmë një skuadër të përbashkët ishte propozim im i vjetër. Në mënyrë që ta godasim pa mëshirë këtë pjesë. Edhe kryeministri britanik shprehur një inertes shume të madh për përfshirën e Britanisë në zhvillimet e vendit dhe sigurisht edhe për këtë investim.’- tha Rama.

Ora 12:14
Rama: Kompania që do të marrë përsipër ndërtimin e portit Porto Romanos duhet të jetë nga një vend pro NATO-s

 

Kompania që do të marrë përsipër ndërtimet në portin e Porto Romanos, duhet të jetë një kompani e cila duhet të vijë nga një vend mik i NATO-s. Kështu tha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit të ri për ndërtimin e Porto Romanos.

‘Na duhet që cilado kompani që do marrë përsipër operimin portit jo vetëm ti ketë të gjitha standardet, por edhe të jetë kompani që vjen nga një vend jo kundërshtar ndaj aleancës Euro-Atlanatike. Më në fund edhe në bëjmë atë që kanë bërë më parë kthejmë në një aset me vlerë të lartë ekonomike Portin e vjetër, duke larguan nga zemra e qytetit mallrat qymyrin, ndotjen dhe duke i dhënë zemrës që qytetit një zhvillim fantastik. Në dekadën e parë do i sjellë ekonomisë sonë rreth 8 mld euro. Holandezët janë më të mirë për ti bërë këto punë pasi janë edhe më kurnacët që njeh Evropa dhe kanë edhe statusin më të suksesshëm të tregtarëve. Do jetë i lumtur që ne të mirëpresim kompanitë nga Holanda për të hyrë në garën e Portit të Durrësit. E tha ministrja që në janar do të zhvillohet një forum transparentë për tu shpjeguar kompanive të gjithë projektin dhe të marrim sugjerimet e tyre në mënyrë që dokumenti të jetë një dokument tërësisht i hapur pasi është projekti më i rëndësishëm portual i Europës.’- tha Rama.

Ora 12:06
Rama: Punimet në Portin turistik të Durrësit s’do pengojnë punën në atë tregtar

 

Në prezantimin e projektit të ri tregtar të Durrësit, kreu i qeverisë tha se 46% e këtij projekti do të financohet nga qeveria, ndërsa pjesë tjetër do të jepet me PPP.

Nga ana tjetër, Rama theksoi edhe njëherë se puna në portin tregtar aktual s’do të pengohet nga punimet për Portin e ri të Durrësit.

“Operimi ligjor s’do të pengohet për asnjë subjekt që do të dojë të vazhdojë operimin. Faza e parë që është faza që bën zëvendësimin e portit është 390 mln euro, shifër e arsyeshme, 46% do të financohet nga qeveria dhe 54% i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare. Një proces në partneritet publik privat, nuk janë kate kriminale as formula korruptive por janë formula ekonomike të cilat kur bëhen me transparencë dhe duke parë interesin e publikut funksionojnë në favor të publikut”, tha Rama.

Ora 11:59
Rama: Korridori i 8-të është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimi rrugor-hekurudhor të BE-së

 

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit për Portin e Porto Romano, tha se një lajm shumë i rëndësishëm i samitit të BE-së në Tiranë ishte se korridori i 8-të është përfshirë zyrtarisht në rrjetin e infrastrukturës se qarkullimit rrugor-hekurudhor të BE-së.

‘Është një port që e çon bashkëpunimin rajonal në një nivel krejt tjetër. Ne e kemi nisur këtë proces paralelisht me Kosovën, ashtu sikundër kemi filluar punën për hekurudhën dhe kemi mbështetur financiarisht studimin e vizibilitetit për portin e Thate të Prishtinës kemi punuar të bindim BE-në që të përfshijë korridorin e 8 i cili është bllokuar për dekada të tëra në marrjen E statusit pjesë e infrastrukturës europaine në mënyrë që të ecim paralelisht me portin e Thatë. Lajmi i rëndësishëm i samitit në Tiranë ishte se korridori i 8 është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimit rrugor-hekurudhor të BE-së. Ne mund të kemi akses edhe në mbështetjen evropiane për ndërtimin e kësaj vepre shumë të rëndësishme.’- tha Rama.

Ora 11:54
Rama: Porti i vjetër asnjë shans zgjerimi, i riu do jetë nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë rajonit në shkëmbimet me perëndimin

 

Kryeministri Rama tha se porti i ri në Durrës do të jetë nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë rajonit për shkëmbimet tregtare me rajonin.

“Porti i Durrësit ka qenë historikisht shumë i rëndësishëm. Sot jemi në shekullin e 21-të dhe jemi vonë sepse nëse do të shikonim progresionin e volumit të mallrave dhe të ardhurave që kjo vepër do të garantojë në 20 apo 30 vitet e ardhshme, po të kishim nisur 2 apo 3 dekada më parë do t’i kishim marrë frytet.

Sot janë pjekur kushtet që të kemi një port tregtar të denjë për këtë shekulli. Jo si ai që kemi trashëguar nga e kaluara si një platformë e realizimit socialist.  Nuk ka asnjë mundësi për zgjerim hapësirash dhe kapacitetesh, përvecsse është një burim ndotjeje akustike, mjedisore dhe vizuale e papranueshme.  Porti i ri tregtar i Durrësit do të bëhet nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë qarkullimit tregtar me perëndimin dhe gjithçka tjetër që shkon përtej anës perëndimore për të gjithë Ballkanin Perëndimor.  Durrësi duke filluar nga integrimi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes Durrësit dhe Strugës do t’i japë këtij rajoni një kapacitet krejt tjetër për të përpunuar volum krejt tjetër tregtar”, tha Rama.

Ora 11:50
Porti i ri Tregtar i Durrësit, ministri i Kosovës: Përfitime ekonomike për të dyjave vendet, do e lidhim me Prishtinën përmes hekurudhës, do ta shtrijmë në të gjithë Ballkanin

 

Ministrit të Infrastrukturës së Kosovës ka marrë pjesë në prezantimin e portit të ri tregtar të Durrësit. Aliu tha se ky port do të rrisë shkëmbimet tregtare mes Tiranës dhe Prishtinës duke qenë se do lidhet me hekurudhë Portin e Thatë në Kosovë. Aliu tha se është synim që porti i Durrësit të kthehet në epiqendër për grumbullimet tregtare në të gjithë rajonin. Ai theksoi se ky bashkëpunim do të sjellë përfitime ekonomike si për Shqipërinë edhe Kosovën, duke theksuar se Prishtina do ketë një rol për shkëmbimet tregtare që do t’i marrë nga Durrësi dhe do të shkojnë drejt vendeve të rajonit, si në Maqedoni dhe me synimin për t’u shtrirë më pas në të gjithë Ballkanin.

“Ka progres edhe drejt korridorit 8, janë bërë hapa edhe në realizmin e studimit të fizbilitetit për lidhjen e portit të Durrësit me Prishtinë. Janë hap ofertat dhe sëshpejti do kemi studimet e rezultatit të fizibiliteti. Kjo di na i hapë dyert që në be dhe kudo të ofrojmë si projekt lidhjen e portit të Durrësit me Prishtinën dhe Durrësin ta bëjmë të arët për gjithë regjionin, përmes korridorit 8, por edhe lidhjes hekurudhore. Prishtina do jetë qendër e shpërndarjes së këtyre kontejnerëve, që tani janë të lidhur përmes rrugës së kombit. Në këtë fazë, 30%  e mallrave që vijnë në portin e Durrësit vijnë në Kosovë. Kur të bëjmë lidhjen hekurudhore që lidh Prishtinë me portin e Durrësit, pastaj shumë shpejt, në Sofie, Beograd, Shkup Selanik, do kenë mundësi që ky kapacitet aktual i portit të rritet edhe më shumë, por të rritet edhe qarkullimi në Prishtinë. Prishtina do jetë pikë që do i shpërndajë drejt rajonit”, tha Aliu.

Ora 11:35
Porti i Durrësit në Porto Romano, firma projektuese: Pronar do të jetë Autoriteti Portual, i jep hov të ri logjistikës në të gjithë rajonin

 

Përfaqësuesi i firmës Royal Haskoning DHV që ka bërë projektin e Portit të ri të Durrësit gjatë prezantimit të projektit tha se ky investim është një përgjigje ambicioze ndaj sfidave të infrastrukturës jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të gjithë rajonin.

“Mundësi për t’i dhënë hov të ri logjistikës në rajon. Ndërlidhshmëria është kyçe për ekonominë në ditët e sotme. Do të ndërtohet një kompleks portual, krejtësisht modern.  Do të jetë një investim kryesisht i qeverisë se investimet në infrastrukturën portuale pasi është shumë e shtrenjtë.  Sektori privat do të merret me veprimet operative. Pra, pronari do të Autoriteti Portual i Durrësit, që do të lejojë privatin që të merret me veprimtarinë e vet, atë që sektori privat supozohet të bëjë.  Ka një element të rëndësishme është fakti që ky port do të duhet të zhvillohet me faza, zhvillim me faza. Ne po mendojmë për fazën e parë dhe ndaj jemi këtu sot. Paraja do të vijë nga kontenierët. Është terminali i konteinjerëve që ndihmon në zhvillimin e portit”, tha ndër të tjera Erich Smith.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fiks: 12/12/2022 19:52

    o ed rama e shtyve edhe ket vit fukarallikun e popullit shqiptar me genjashtra me filma me shpata, mire bere por ste beson me njeri, je i mbaruar.

    Përgjigju
  • fatosi: 12/12/2022 18:58

    duhen nja 30 vjet qe te behet ky port....gjermania e ben jo ne...

    Përgjigju
  • Sufllaqja: 12/12/2022 17:04

    Po po keni te drejte

    Përgjigju
  • Besa: 12/12/2022 13:14

    Investime te panumerta po beni per ta zhvilluar vendin tone

    Përgjigju
  • koli: 12/12/2022 12:58

    si te mos investosh ne shqiperi ketu i ke te gjithcka qe kerkon nga natyra

    Përgjigju
  • ylli: 12/12/2022 12:57

    shume mire qe do investoi ne na bene mire

    Përgjigju
  • goni: 12/12/2022 12:56

    po ku ja dine ata qente e berishes qe hahen me njeri tjetrin ca eshte porti

    Përgjigju
  • Gjergj: 12/12/2022 12:55

    Tosi, Titi, Tea,,,,plasi te grupi QOFTJA PA PANINE. U vunè nè lèvizje lavjerrèsit.!!!

    Përgjigju
    • Drejtesia popullore: 12/12/2022 20:30

      Cfare ke bere ne jeten tende, o Gjergj. Mendja jote punon ne drejtim te sufllaqes. Mos valle e kerkon zhvillimin ta beje spirito santo? Vetem zogu kendon pa leke. Ordiner, apo je pjese e politikes foltore-nevojtore? E ve ne dyshim nese nuk je pjese e kesaj, ti nuk do vendin tend.

  • Tosi: 12/12/2022 12:38

    Nje tjeter mundesi per ballkanin perendimor

    Përgjigju
  • Titi: 12/12/2022 12:36

    Nje investim shume stradegjik

    Përgjigju
  • Tea: 12/12/2022 12:02

    Sa te mbaroj ky port turistet do cmenden pas qytetit te durresit

    Përgjigju
  • Goni: 12/12/2022 12:01

    Ky projekt pervecse do sjelli perfitime ekonomike do te hapi shum vende pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest

Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest