Prezantohen kostumet e reja të hapësirës (FOTO)

Prezantohen kostumet e reja të hapësirës (FOTO)

Foto e kostumeve të astronautëve

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA  ka prezantuar kostumet që do të përdoren në misionin ”Artemis” që synon të zhvillojë udhëtime me njerëz në Hënë.

Në aktivitetin e prezantimit të organizuar në qendrën e NASA-s në Uashington, u prezantuan prototipet e kostumeve hapësinore të quajtura “Njësia e zbulimit të lëvizjeve jashtë mjetit” (XEMU) dhe “Sistemi për shpëtimin e personelit” (OCSS).

Kostumet planifikohen të përdoren gjatë ecjeve në hapësirë si dhe për mbrojtjen e astronautëve.

NASA deri në vitin 2024 planifikon që të organizojë udhëtime me njerëz në Hënë në kuadër të misionit ”Artemis”.

Udhëtimet planifikohen të zhvillohen deri në vitin 2028.

Në orbitën e Hënës pritet të vendoset një stacion hapësinor, që do të përdoret si shkallë për të udhëtuar në Mars.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar