Albana Koçiu është prezantuar si ministrja e parë grua në krye të Ministrisë së Brendshme. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij teksa prezantonte ministren Koçiu, tha se tashmë ky institucion duhet të fokusohet në të gjitha punët e brendshme të vendit dhe jo vetëm te Policia e Shtetit.
“Ky është një moment historik për Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi për herë të parë drejtimin e merr një grua. Ministrja e re vjen sot në krye të Punëve të Brendshme me një profil krejt tjetër nga tërë paraardhësit e saj dhe me një mision shumë të qartë, ta kthejë këtë Ministri nga një Ministri tradicionalisht sipas standardit shqiptar, e policisë, në një Ministri të Punëve të Brendshme sipas standardit europian. Punët e brendshme nuk janë kurrsesi thjesht dhe vetëm punët e Policisë së Shtetit. Pavarësisht se Policia e Shtetit zë pjesën më të madhe të sferës së punëve të brendshme. Ka ardhur koha që askush të mos vërë në diskutim as faktin tjetër që ligji ynë e thonë në gjithë gjatësinë dhe gjerësinë, Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën punë policore dhe ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit. Jo vetëm se ligji dhe praktika demokratike e thonë këtë, por mbi të gjitha për një serë nevojash të mëdha serioze të paadresuara prej dekadash ashtu si duhet, ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Punëve të Brendshme është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në qasjen e kësaj Ministrie. Sot e gjithë ditën 35 vjet transformime demografie dhe transformimi fizik i vendbanimeve të qyteteve tona, nuk e kemi ende një sistem funksional integral adresash”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Lajmi kryesor:
Rama prezanton ministren e Punëve të Brendshme: Reformojmë Prefekturat, janë fole që shpërndajnë paga! Sistem video-regjistrimi në shkolla (VIDEO)










