Një akt i turpshëm e fyerje për historinë. Kështu e kanë cilësuar qytetarët turq statujën e vendosur në qytetin Amasya në veri të Turqisë, ku shihet një princ i Perandorisë Osmane duke bërë “selfie”.
Ata u fyen aq shumë sa e shkatërruan atë.
“Të gjithë e dinë se në atë kohë nuk kanë ekzistuar celularët. Autoritetet t’i thërrasin mendjes dhe ta largojnë, ndryshe do vazhdojmë të veprojmë ne” u shpreh një qytetar.
Autoritetet janë shprehur se statuja nuk e fyen askënd por është bërë për të tërhequr turistët.
“Fatkeqësisht statuja është dëmtuar, por tani e mbrapa do jetë policia ajo që do kujdeset për të” u shpreh një zyrtar.
Statuja është dëmtuar në pjesën e celularit, me të cilën princi duket sikur bën “selfie”.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com