Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar lidhur me rastin e dhunës të ndodhur pak ditë më parë ku një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij, në Lundër, periferi të Tiranës. Ajo thotë se për dhunën që ushtrohet për personat në krye të detyrës ka nisur një paketë e re ndryshimesh në kodin penal e cila do të votohet në seancën e radhës plenare.
"Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhë!
Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t'i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës.
Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës!", shkruan Shahini.
Ndryshimet në Kodin Penal u njoftuan ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS nga kryeministri Edi Rama i cili paralajmëroi ashpërsime lidhur me rastet e dhunës ndaj personave në krye të detyrës.
Pakete per te mbrojtur mjeket,per te mbrojtur mesuesit neser si dihet cfare del dhe do bejme nje pakete beni nje ligj qe mbron te gjithe kategorite e punonjesve se late nam me paketa vk.
PërgjigjuNuk jane te nevojshme arsyet? I harruat ato edukatoret ç'punonin femive tre vjeç? Nqs nje mesues perdor dhune fizike ndaj femive sepse ate bagazh intelektual ka ose thene ndryshe eshte bere mesues sepse kontriboi ne fushate zgjedhore, i perket brezit te vjeter ku dhuna ishte ligjore e kshu me radhe... ska pakete qe i mbron
PërgjigjuKapeni kete bastard prind ďhe futeni brenda dhe ti jepni denimin me te rende sepse figura e mesuesit eshte e shenjte
Përgjigju