PRISHTINË-Profesori i matematikës, Ramadan Zejnullahu, ka marrë sot detyrën e rektorit të Universitetit të Prishtinës, në një ceremoni pranim-dorëzimi nga ushtruesi i detyrës, Anton Berishaj.
Rektori i ri, i zgjedhur nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, aktualisht profesor ordinar, prej vitit 1980 është pjesë e këtij universiteti publik.
Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore kosovare një vit më herët - në 1968. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë,  në 15 shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës./ATSH/