Dëmshpërblim ballistëve/ Roshi: Detyrim moral! Tre janë arsyet pse mora këtë nismë

TIRANË- “Unë kam marrë shkas nga gjërat emocionale, por duke bërë një autokontroll të fortë të logjikës”. Kështu e nis kryetari i Ballit Kombëtar Artur Roshi argumentimin e nismës ligjore që ka ndërmarrë, duke depozituar në Kuvend një projektligj për ish të dënuarit politik. Në thelb, Roshi kërkon që dëmshpërblimi për ish të përndjekurit të nis që nga viti 1941 dhe jo nga viti 1944.

“Së pari unë kam dashur të përputh statusin e ish të përndjekurve politik i cili fillon nga 8 nëntor i vitit 1941 deri në 1990. Statusi duhet të përputhet me dëmshpërblimin. Dëmshpërblimi në ligj është nga viti 1944 deri në 1990. Së dyti unë me këtë nismë nuk kam dashur që të preken dëmshpërblimet që u janë dhënë në forma të ndryshme , ndër vite deri më sot këtyre ish të përndjekurve. Pra që kanë përfituar nga ligjet e tjera. Pra kanë marrë ndoshta banesa, kanë qenë si karabina i kanë adoptuar përsëri me paratë e tyre. Ndërsa sot iu zbritet atyre sikur është një ndërtesë luksi në mes të Tiranës. Së treti të përfitojnë edhe familjarët e viktimave të pushkatuar pa gjyq”, u shpreh Roshi. 

Deputeti i opozitës shprehet se janë 300 dosje të kësaj periudhe kohore që përfitojnë nga projektligji i propozuar. Roshi përgjigjet edhe rastin kur mund të  pranojë kompromis me qeverinë për këtë draft.

“Ato që nuk janë përfshirë mendohet diku tek jo më shumë se 300 dosje. Kjo sasi parash që iu takon atyre mund të zgjasë edhe në vite për të mos rënduar edhe buxhetin e shtetit. Ky mund të jetë një kompromis që unë mund të arrij me qeverinë”, tha Roshi. 

Konkretisht projektligji "Për disa ndryshime për Dëmshpërblimin e Ish Te Dënuarve Politike Te Regjimit Komunist",te ndryshuar" synon që të përfshijnë në skemën e dëmshpërblimit të ligjit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist edhe familjarët e viktimave, të pushkatuar pa gjyq, të pushkatuar apo të ekzekutuar me dënim politik, gjatë luftës antifashiste, që nga data e krijimit të Partisë Komuniste.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 03/11/2019 06:37

    Me puja e vjedhje gjate luftes te shoqeruara me vrasje ndaj popullit antifashist.tani ne kohen e restaurimit te ballit dhe tradhetise kerkojne para qyl.parazite.

    Përgjigju
  • Mali: 03/11/2019 03:49

    Kjo eshte marrezi dhe nuk ka llogjike qe te demshperblehen te ashtuquajturat viktima te ballit kombetar qe nga krijimi i PKSH. balli kombetar u krijua ne fund te 1942 kta duan demshperblim qe nga 1941. Balli bashkepunoi me pushtuesin dhe kta duan demshperblim se kishte nje parti komuniste. Ku qendron llogjika? Po ata viktimat e LANÇ cfare duhet te kerkojne? Po viktimat e 4 shkurtit cfare duhet te kerkojne? Po ata viktimat qe rane ne pune per ndertimin e vendit cfare tu japim? Mos u merrni me keta te marre. Kta dine vetem balte pasi fatkeqsisht konjuktura politike ka ndryshuar dhe bashkepunimi me pushtuesin sot eshte qe mund te rrahesh dhe gjoksin. Shkoni mor plehra.

    Përgjigju
  • Tahip: 02/11/2019 20:32

    Mor plera bashkepuntore te nazizmit, turp per shqiperine nese ndodh kjo!

    Përgjigju
  • Lexusi: 02/11/2019 19:10

    Nje pyetje , mbase naive , c’do benin ballistet me partizanet e familjet e tyre ne rast fitore te nazifashizmit ne luften e ll te boterore ?

    Përgjigju
  • Te gjith shqiptaret te bashkuar: 02/11/2019 19:01

    Ballistet nuk heqin dore nga njolla e zeze e kombit shqiptar,te cilet i kadenuar historia njerzimi dhe opinjoni ndekobetar.Kolicjoni antifashist koloborocjonistet ballist i kadenuar nje zeri dhe ata nuk nund ta ndryshojn faqenve tyre te seze qe perfaqesojn rroshet apo kodoshet e parlametit shqiptar.Parlameti duhet hedhi posht nismen e ballisteve per demshperblim qe kan vrar shqiptaret duke u bashku me Nazi fashistet.

    Përgjigju
  • redi: 02/11/2019 17:35

    Kompesimi per bashkepuntoret e fashizmit qe kerkon ky pasardhes i ballisteve, eshte provikim per deshmoret qe dhane jeten per clirimin e vendit ,duke luftuar kunder krimineleve luftes nacional clirimtare fashisteve dhe ball8steve . Ne emer te shqiptareve kuvendi dem9krature ka bere ligje pa aprovimin popullor duke e rrjepur kete popull.Te narre fund kho loje e piset se jeni bere te urryer ne popull. Per nisna te tilla qe trazojne ndetgjegjen kombetare beni referendume qe te merrni aprovimin e shumices.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren