Pr.ligji për mjekët/ Dasho: Antikushtetues, do e rrëzojë çdo gjykatë! Koraqi: Shoqëria ka nevojë për këto mjekë! Studenti: Është gjobë, masë enveriste

Projektligji i qeverisë për studentët që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri që të marrin diplomën është kthyer në temë diskutimi dhe ka mendime pro e kundër këtij vendimi. Në studion e Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, mjeku Erion Dasho, i cili ushtron profesionin në Gjermani thotë se masa e ndërmarrë nga qeveria mund të bëhet në një vend si Koreja e Veriut ose Kuba, jo Shqipëria.

Sipas tij, projektligji është antikushtetues dhe do e rrëzojë gjykata. Dasho shprehet se qeveria do justifikojë çdo dështim të sistemit shëndetësor kur t’i rrëzohet projektligji.

“Është ligj aq antikushtetues sa do e rrëzojë çdo gjykatë. Atëherë kjo qeveri do të mbetet me projektligj të rrëzuar për të justifikimet dështimet në sistemin shëndetësor. Qeveria papritur pranon se kemi mungesë mjekësh edhe gjen fajtor Gjermaninë e thotë do e zgjidh këtë problem me një masë që mund ta zgjidhë Koreja e Veriut ose Kuba. Për të marrë licensën e mjekut duhet diploma. Studentët që janë duke studiuar sot të mos mendojnë vetëm për veten e tyre. Është shkelje e të drejtës së tyre”, tha Dasho.

Ndërsa Andi Koraqi, shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë shprehet se studentët kanë detyrim ndaj taksapaguesve dhe mjekët e rinj nuk duhet t’i kthejnë shpinën.

“Ti ke një detyrim ndaj këtij financuesi që të punosh për të. Është një projektligj që shoqëria ka nevojë për këto mjekë e duhet gjetur një mekanizëm që të mos ikin jashtë shtetit. Këto mjekë që dalin financohen nga shoqëria shqiptare. Pavarësisht nëse i takon apo jo. Është një kthim ose shërbim që po i bën kësaj shoqëria që të ka lindur” tha Koraqi.

Studenti Eugen Lazaj, i cili i përket grupit që e kundërshton fort këtë projektligj, e cilëson si gjobë dhe masa enveriste që thotë se do mundohen deri në fund t’i tërheqin.

Ai shpreh ankesën për kushtet në Fakultetin e Mjekësisë dhe ngre pikëpyetjen se si qeveria doli në shifrën e 5 mijë eurove që duhet të paguajë studenti për të marrë diplomën nëse s’do të shërbejë për 5 vite në Shqipëri.

“Jemi të gjithë studentët njëzëri kundërshtues ndaj këtij vendimi. Nuk është ndonjë gjë për tu habitur se nuk është dhënë asnjë nxitje që ne të qëndrojmë. Është thjesht një gjobë. Problemi është që zgjidhja nuk është kjo. Problemi është i gjithë shoqërisë. Jemi të gatshëm për zgjidhje por ideja që do përdorim masat enveriste, do zgjidhë problemin e mbushjes së sistemit me mjekë? Këtë do e kundërshtojmë derisa ta tërheqim.

Pa laborator e bibliotekë është vetëm universiteti ynë. Libri i Kardiologjisë që studiojmë ne është i 2001. Dua të di nga del tarifa 5000 euro. Unë kam qenë shumë raste edhe pedagog i vetes. Flitet për spitalin e ri se do ju ngarkohet në kurriz studentëve. Klasat janë me 12 vende kur grupi ka 30 studentë”, tha Lazaj.

Mjeku Dasho rekomandoi që studentët të lidhen me një jurist që përfaqëson interesat e tyre. Nëse parlamenti e miraton projektligjin, thotë se mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe të të drejtave të njeriut.

Klikoni këtu për të mësuar: Çfarë parashikon pr/ligji dhe tre skenaret. Nga ai më pesimisti tek realisti dhe më optimisti nëse ky pr/ligj miratohet. 

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/07/2023 02:04

    Edhe sikur ky pr/ligj te digjet ne te gjitha shkallet e gjyqesorit,perfshi dhe ate evropian,prape shteti del fitues ne fund,sepse do te ideoje dicka tjeter.Juve po shkoni ne protesta,mund te shkoni edhe ne gjyqe,por nuk po beni kunderoferta per oferten qe po u ben shteti,qe ndoshta mund te pelqehet nga qeveria,ose te gjeni te dy palet nje zgjidhje te mesme.Deri tani,ose ne te ardhmen,nese nuk propozoni dicka dhe juve si zgjidhje,shteti ju ka zene gjithmone ne pozicion /mat/!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Emir Kurtishi: A do të ketë Maqedonia e Veriut, për herë të parë, kryetar të republikës, grua?!

Emir Kurtishi: A do të ketë Maqedonia e Veriut, për herë të parë, kryetar të republikës, grua?!