Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale

Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale

1711012728_tritanshehu.jpg

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar për pr.ligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, i cili është hedhur në konsultim publik. Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se përmes këtij ligji, “Shqipëria do të kthehet në një  ferme ndërkombëtare uterusesh për veprimtari kriminale, në funksion të grupeve mafioze, brenda e jashtë vendit”.

Sipas deputetit demokrat, ky është një ligj anti-nënë, anti-fëmijë, anti-familje e anti-jetë! Shehu thotë se ky pr.ligj nuk duhet miratuar.

“Parlamenti Europian shpall Krim shfrytëzimin e “Uterusit me qira”! Dje u votua rezoluta e PE me 563 vota pro. Vende të tjera si Italia, kane legjislacione edhe me të ashpra kundër kësaj procedure. Ndërsa Rilindja paraqet një projekt ligj për “Legalizimin” në Shqipëri të këtij procesi të rrezikshëm, diskriminues për Gruan, Fëmijën e Familjen!

Kjo tentativë duhet bllokuar që në parim si e pa pranueshme për vlerat e kolonat mbi të cilat ndërtohen marrëdhëniet e Nënës me Fëmijën, Familja vetë. Pavarësisht “fjalëve” te tjera “kufizuese” të vendosura në ligj për të mjegulluar e sheqerosur këtë proces, esenca është “hapja e portave” ndaj “uterusit me qira”, ose si quhet ndryshe “surrogato”.

Në një kohë kur në Shqipëri kjo procedurë nuk përbën asnjë shqetësim publik. Në një kohë kur në Shqipëri sistemi ynë shëndetësor ka kaq shumë probleme madhore e nevoja për ligje të tjera thelbësore të nivelit europian.

Pra, qëllimi lexohet qartë “midis rreshtave”: Krijimi në Shqipëri i një “ferme ndërkombëtare uterusesh” për veprimtari kriminale, në funksion të grupeve mafioze, brenda e jashtë vendit. E shoqëruar kjo me pjesën tjetër të ligjit për “lehtësimin” e abortit si periudhë shtatzënie e procedurash… E bëjnë këtë projekt ligj në tërësi një tentative kriminale, anti-nënë, anti-fëmijë, anti-familje e anti-jetë”, shkruan Shehu.


Lajmi kryesor:

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat ndërkombëtare


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot