Problematika/Sulmet ndaj medias
në Ballkan kalojnë pa përgjegjës

Problematika/Sulmet ndaj medias<br />në Ballkan kalojnë pa përgjegjës
Qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Europian gjatë vitit të shkuar kanë dështuar të veprojnë për zgjidhjen e çështjeve që pengojnë lirinë e medias në rajon,” tha OJQ-ja e Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut, (Human Rights Watch) HRW në përditësimin e vitit 2016 të raportit për lirinë e medias.

OJQ-ja shtoi se raste të reja shqetësuese kërcënimesh dhe sulmesh ndaj gazetarëve janë shfaqur – por kanë mbetur të pandëshkuara. “Në një çast kur nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme, gazetaria e pavarur është me shpatulla pas muri në Ballkanin Perëndimor,” tha Ydia Gall, kërkuese e Ballkanit Perëndimor për Vëzhguesit e Të Drejtave të Njeriut.

“Kjo nuk do të ndryshojë nëse BE-ja nuk e bën absolutisht të qartë te qeveritë e Ballkanit Perëndimor se aspiratat e tyre Europiane varen nga media e lirë dhe e zhvilluar,” shtoi ajo, duke folur veçanërisht për Bosnjen, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Në një rast OJQ-ja përmendi kërcënimet me vdekje në mediat sociale në tetor për redaktorin e Gazetës Express në Kosovë pas transmetimit të dokumentarit për krimet e luftës të kryera nga UÇK.

HRW thekson se ndërsa Komisioni Europian dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn kanë shprehur shqetësim për lirinë e medias në rajon, ata kanë folur vetëm në terma të përgjithshëm, pa rekomandime të detajuara mbi mungesën e adresimit të investigimeve efektive nga qeveritë në sulmet ndaj gazetarëve.

Human Rights Watch tha se vetëm Parlamenti Europian ka dhënë rekomandime më specifike për këtë çështje.
Ka pak prova të vullnetit politik nga qeveritë për të përmirësuar klimën për lirinë e medias, shtoi OJQ-ja.

HRW theksoi se disa gazetarë përballen me ndjekje penale mbi akuza të dyshimta kriminale ndërsa qeveritë në mënyrë rutinë japin dhe refuzojnë të ardhura reklamash si mjet për të shtypur raportimin kritik dhe për të kufizuar pavarësinë e medias.

“Lista e presioneve dhe shkeljeve mbi median e pavarur në Ballkanin Perëndimor përbën një grup të trishtuar”, tha Gall.

“Pa një media të pavarur, është e vështirë të shihen se si vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmbushin aspiratat e popullit të tyre apo ambiciet e tyre europiane.”
Në Bosnje-Hercegovinë nga janari në shtator 2016, sindikata kombëtare e gazetarëve ka regjistruar 40 raste sulmesh ndaj lirisë së medias dhe shprehjes, përfshirë pesë sulme fizike, dy kërcënime me vdekje, gjashtë raste të presionit, tre raste të shpifjes dhe tre kërcënime verbale.

Në Kosovë, HRW shtoi se lidhja kombëtare e gazetarëve ka regjistruar 14 raste të dhunës dhe kërcënimeve në vitin 2015 dhe tetë raste të tjera në gjysmën e dytë të vitit 2016.

Raporti theksoi se më 22 gusht, një granatë dore shpërtheu pranë Radio Televizionit Publik të Kosovës, pa viktima.
Më 28 gusht një eksploziv u hodh në oborrin e Mentor Shalës, drejtorit Mentor Shala sërish pa të lënduar.

Në Maqedoni, lidhja e gazetarëve ZNM, tha se qeveria nuk kishte identifikuar të dyshuar në asnjë prej 30 sulmeve të regjistruara nga lidhja në katër vitet e fundit.
Njëkohësisht, gjatë kësaj periudhe, ZNM tha se qeveria ka arrestuar disa gazetarë, shpesh për rrethana të dyshimta.

Këto zhvillime vijnë në kontekst të krizës politike në Maqedoni që rrotullohet rreth përgjimeve masive që shpërthyen në 2015, ku rreth 100 gazetarë u përgjuan në mënyrë të paligjshme.

Në lidhje me Malin e Zi, HRW citoi një raport të nëntorit 2016 ku pati 25 kërcënime dhe sulme ndaj gazetarëve që nga gushti 2015. Nga këto, 15 ishin sulme fizike ndaj tyre dhe pronës ndërsa dy kërcënime.

Në Serbi, Lidhja e Gazetarëve të Pavarur, NUNS regjistroi 57 incidente përkundrejt gazetarëve në vitin 2015 dhe 33 në shtatë muajt e parë të 2016. Këtu përfshiheshin 16 sulme fizike, 41 kërcënime verbale, 28 incidente për presion dhe pesë sulme ndaj pronës.

HRW tha se qeveria serbe dhe media proqeveritare kishin lançuar fushata përbaltjeje ndaj gazetarëve të pavarur dhe mediave kritike.

*)  Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi vetëm e Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet në asnjë mënyrë se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Përdorues të telefonave dhe të dehur në timon, gjoba deri në 400 mijë lekë shoferëve! 1 person në pranga

Vlorë/ Përdorues të telefonave dhe të dehur në timon, gjoba deri në 400 mijë lekë shoferëve! 1 person në pranga