Probleme në Rinas, Fly Ernest anulon 3 fluturime, kaos tek qytetarët

Probleme në Rinas, Fly Ernest anulon 3 fluturime, kaos tek qytetarët

Foto ilustruese

TIRANË - Vazhdojnë problemet me fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”. Kësaj here është kompania Fly Ernest, që ka anuluar 3 fluturime, ndërsa 2 fluturime të tjera janë vonuar. 

Janë anuluar fluturimet e: Pisas i parashikuar të nisej në 10:30 dhe të Milanos, i parashikuar në 15:15 ndërsa është vonuar fluturimi i orës 20:20 drejt këtij destinacioni dhe fluturimi nga Pisa drejt Tiranës. 

Fluturimi nga Tirana në Milano (Malpensa) i parashikuar të nisej në 20:20 është vonuar dhe nuk ka ende një njoftim se kur do të nisen udhëtarët të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre në Report Tv.

“I morëm në telefon kompaninë, por i kanë të gjithë numrat të mbyllur. S’kemi ku të marrim asnjë informacion për situatën që është krijuar", është shprehur një nga qytetarët për Report Tv

Ende nuk ka një reagim nga kompania Fly Ernest për këto vonesa. Ndërkohë, Aeroporti Nënë Tereza bëri të ditur anulimin e dy fluturimeve paradite. Fluturimi i 3-të i anuluar është ai nga Milano drejt Tiranës, i parashikuar të nisej në orën 19:35. 

3 fluturimet e anuluara nga Tirana drejt destinacioneve italiane dhe një fluturim tjetër i anuluar nga Milano drejt Tiranës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 18/08/2018 12:44

    Mund ta kuptoni qe si konsumator te BE gjdo kompani me fluturim nga dhe drejt europes duhet te rimbursoje ose tju proposoje zevendesim dhe demshperblim udhetarve. Ekzistojne kabinete avokatesh qe bejne procedutra kolektive dhe pa asnje kosto per udhetarin. Po si gjithmone gazetaret dhe udhetaret e shqiperise duhet te ankohen per mungesen e institucjoneve apo sherbimin fantazem qe ofrojne. Zgjohu shqipetar jeton ne Europe shkon ne europe ka ligje dhe mbrojtje ndaj konsumatorit dhe ju a garantoj 200 kerkesa per demshperblim dhe rimbursim bejne me shume pune se nje deklarate e pozites apo opozites.

    Përgjigju
  • Toni: 17/08/2018 10:56

    Kur ska shtet. Nuk mbeti rob e kompani pa e vjedh shqiptarin

    Përgjigju
  • Edlira: 17/08/2018 00:33

    E tmerrshme kjo qe po ndodh.faji eshte i autoriteteve italiane qe i kane licensuar keto kompani dhe nuk i heqin licensen.Shqiperia po nuk ishte ne BE nuk ka asnje rol per kompani qe licensohen ne nje vend te BE.Prandaj pd duhet te miratoje reformat e integrimit.Cdo gje ka nje kuptim. Ai qe ka shkruar me lart eshte heq nga puna dhe prandaj reagon keshtu.haha

    Përgjigju
  • redi: 16/08/2018 21:50

    Po perseriten raste te shumta si nga kjo firme dhe nga Blu Panorama . Duhet qe drejtori i aviacionit civil te pushohet nga puna dhe ktyre kompanive fantazma ti hiqet licensa per fluturime ne teritirin shqiptar . Po tallen me qytetaret jwta te degjeneruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot