Probleme me zemrën/ ‘Kumbari’ i Shkodrës nga qelia dërgohet në spital

Probleme me zemrën/ ‘Kumbari’ i Shkodrës nga qelia dërgohet në spital

Makina e policisë që shoqëroi Bardhok Pllanajn në Spitalin e Shkodrës

Nga dhomat e paraburgimit në reanimacionin e Shkodrës. Bardhok Pllanaj i arrestuar dy ditë më parë është dërguar në spitalin e Shkodrës pas komplikacioneve në zemër. Ai ndodhet në reanimacionin e spitalit të Shkodrës ndërkohë që pritet që edhe masa e arrestit ndaj tij të zhvillohet në ambientet e spitalit. Ndërkohë që jashtë ambienteve të spitalit ndodhen forca të shumta policie për ta ruajtur.

Ai akuzohet për “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”, ndërsa cilësohet si “Kumbari” i Shkodrës. Pllanaj dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi. Pallati që ka ndërtuar Bardhok Pllanaj ndodhet në lagjen “Rus” dhe kap vlerën e 2 milionë eurove (lexo këtu).

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer më parë. Në vitin 2014, kumbari i Shkodrës u fsheh në makinën e Frrokut, për t'iu shmangur arrestimit nga policia, e cila e kërkonte për trafik droge.

Bardhok Pllanaj, biznesmeni i ndërtimit i përfshirë në aktivitetin e ndërtimit në Shkodër, rezulton të ketë menaxhuar dhe administruar kompaninë e tij “Old-B” edhe pse ishte në kërkim policor. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se i dyshuari për trafikun e mbi 800 kilogramë drogë nga laguna e Vilunit në Lezhë në drejtim të Malit të Zi, ka pasur një firmë ndërtimi, të cilën e ka pezulluar sapo i janë hapur problemet me drejtësinë, ndërkohë që sërish e ka rihapur këtë aktivitet në muajin Shkurt të 2015 (Lexo këtu).

Makina e policisë që shoqëroi Bardhok Pllanajn në Spitalin e Shkodrës

Bardhok Pllanaj

 

Vijon...

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 05/12/2018 11:25

    Sa zemer te dobet kane keta kriminelet, gjyqtaret, prokuroret e arrestuar?!

    Përgjigju
    • Fraiku: 05/12/2018 12:46

      Po pra jane klaustrofob hahahaha Vetem kur vrasin, trafikojne droge dhe vjedhin nuk i leshon zemra. Pttuu rraca te ndyra.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh