Gjatë një konference të sotme për shtyp ku u shfaq përkrah kryetarit të bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu në mjediset e jashtme të selisë qendrore të PD-së në Tiranë, kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri thirrje që të hiqen pengesat ekzistuese dhe të lehtësohet komunikimi, si dhe të ulen kostot e të mos ekzistojë asnjë tarifë për Rrugën e Kombit.

I pyetur lidhur me procedimin penal që i ka bërë policia atij, aleates Monika Kryemadhi dhe mjaft politikanëve të tjerë opozitarë lidhur me bllokimin e disa rrugëve të vendit disa ditë më parë, Basha u shpreh:

“Ky procedim është një veprim qesharak i hetuesisë Rama-Marku. Rama ka futur në dorë edhe drejtësinë. E kam për nder të procedohem së bashku me qytetararët, për një protest të drejtë sikurse ishte kërkesa për lirimin e 11 kuksianëve që janë proceduar pa të drejtë”.

Pak më herë basha foli edhe për Kosovën dhe bashkimin e Mitrovicës.

“Mbështetje kreut të Kosovës për bashkimin e Mitrovicës në të gjitha senset, ekonomik, social. Ti japë fund ndasive të kësaj ndarje të padrejtë. Të hapi një kapitull të ri të një Kosove evropiane, si garanci për stabilitetin evropian” – tha Basha.