TIRANE- Përcaktohen tarifat dhe procedura e re për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të ndryshojnë emrin apo mbiemrin e tyre. Sipas një vendimi të marrë nga Këshilli i Ministrave parashikohet që një person i cili dëshiron të ndryshojë një identitetin duhet të paraqesë një kërkesë e cila kushton 200 lekë.

“Tarifa për paraqitjen e kërkesës për ndryshimin e emrit/mbiemrit të shtetasve do të jetë 200 lekë. Kjo tarifë parapaguhet nga kërkuesi në kohën e depozitimit të kërkesës, pranë zyrës së gjendjes civile, ku kërkuesi ka vendbanimin”, thuhet në vendimin Ministrisë së Brendshme.

Por përveç kësaj pagesë parashikohet edhe një tjetër tarifë vetëm për afishimin e shpalljes pranë gjendjeve civile.