Procesi i integrimit, Gjosha: Kosto
për buxhetin dhe në jetën politike

Procesi i integrimit, Gjosha: Kosto<br />për buxhetin dhe në jetën politike
TIRANE - Kosolidimi i demokracisë, ngritja e institucioneve funksionale dhe përmirësimi i legjislacionit janë disa nga përfitimet që Shqipëria ka marrë gjatë procesit të integrimit në Bashkimit Europian. Por ky proces nuk ka kaluar pa kosto, deklaroi ministrja e Integrimit Klajda Gjosha gjatë prezantimit të projektit kërkimor të analizës së kostove dhe përfitimeve të procesit të integrimit europian të vendit tonë.

“Procesi i integrimit europian nuk mban vetëm kosto të buxhetit të shtetit apo të shpenzimeve që duhet për ngritjen e kapaciteteve, të përkthimit, të përshtatjes të legjislacionit e keshtu me radhë. Por që patjeter ai mbart kosto edhe në jetën politike të vendit, prek drejtpërdrejt ndonjeherë me reformat shumë të dhimbshme edhe qytetarët shqiptarë. Është shumë e rëndësishme që ne ta shohim këtë proces më thelbësorin për transformimin e vendit.” shprehet Gjosha

Procesi i integrimit europian, sipas, Gjoshas do të forcojë institucionet, të drejtat ligjore, si dhe do të çojë përpara disa reforma, pa të cilat vendi e ka të pamundur të kalojë problematikat që ka.

Ndërsa përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Clive Rumbold deklaroi se Shqipëria duhet të hedhë hapa të rendësishme për t’iu bashkuar sa më shpejt Bashkimit Europian, pasi kur shtetet janë së bashku, kanë fuqi më të medha ekonomike, sjellin transformimin e shoqërive, bëhen më të paqta.
 
“Ka pasur shumë krizë në BE, por zgjerimi me shtete të tjera në BE ka sjellë që vendet të zhvillohen së bashku ekonomikisht dhe politikisht. Kanë fuqi më të mëdha ekonomike, transformohen shoqëritë, bëhen më të paqme. Shtetet së bashku kanë përfitime shumë më të mëdha se kostot. Integrimi europian nuk është një rrugë e shkurtër për stabilitetin ekonomik dhe politik, duhet shumë punë. Për shembull vlerat europiane kanë transferuar marrdhëniet Kosovë- Serbi. Shqipëria duhet të punojë shumë  drejt procesit për tu bërë anëtare me të drejta të plota në BE, pasi stabiliteti ekonomik dhe politik pa BE është një rrugë e vetme pa dalje. Pa një plan nuk mund të ecë një vend vetëm. Kostot do jenë shumë më të mëdha nëse Shqipëria nuk bën hapa të matshëm dhe të rëndësishëm për BE.” tha Rumbold
 
Prezantimi i analizës së kostove dhe përfitimeve të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, vjen në një kohë kur vendi ynë ka marrë statusin e vendit kandidat dhe aspiron hapjen e negociatave me BE-në, si pjesë e procesit të integrimit. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil