Tema kryesore e ditës së sotme edhe në emisionin “Botërori +” në Report Tv ishte fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë, ku dy shqiptarët Xhaka e Shaqiri përmbysën rezultatin.

I ftuari i përhershëm, Eduard Prodani, e ka komentuar kështu:

Më shumë se një leksion kundër Serbisë, golat dhe gjestet me shqiponjë të Xhakës dhe Shaqirit unifikuan shqiptarët kudo që u ndodhën, sepse u ndjenë vërtet mirë dhe krenarë. 
Sporti nuk mund të ndahet nga politika, por unë e shoh në faktin pozitiv që shqiptarët e Zvicrës jo vetëm që nuk e kanë mohuar ndonjëherë prejardhjen, por kanë festuar me gjestin shqiptar në mes të Rusisë.

Eduard Prodani