Municione, uniforma dhe armatime 'Made in Albania', Ministri Vengu: Brenda javësh nisin negociatat! Shpresëplotë se kontratat e para firmosen brenda 2025

Municione, uniforma dhe armatime 'Made in Albania', Ministri Vengu: Brenda javësh nisin negociatat! Shpresëplotë se kontratat e para firmosen brenda 2025

Pirro Vengu

Një nga zhvillimet më të mëdha në fushën e mbrojtjes gjatë vitit të ardhshëm do të jetë rikthimi në punë i industrisë ushtarake ‘Made in Albania’. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh sot në një intervistë për RTSH se, negociatat me kompanitë e interesuara do të nisin brenda disa javëve.

“Plani i parë është të nisim me faza, fillimisht me municionet”, u shpreh  Vengu, duke qartësuar edhe një objektiv tjetër të planit të prodhimit, për të cilin nuk është folur më parë.

“Bashkë me municionet, synojmë të trajtojmë edhe një problematikë të mbartur prej vitesh sa i përket prodhimit të uniformave, jo vetëm për Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, por për të gjitha agjencitë me uniformë që operojnë në Republikën e Shqipërisë. Synojmë, që shteti, përmes kompanisë shtetërore të themeluar, KAJO, të jetë bashkëaksioner. Praktikisht, ne, jo vetëm të prodhojmë, por edhe të gjenerojmë të ardhura.”, tha ministri, duke sqaruar se, kompanitë mund të përfitojnë lehtësitë fiskale vetëm, kur ato pranojnë të jenë në bashkëpronësi me shtetin shqiptar.

“Kjo është një praktikë e mirënjohur ne vendet e NATO-s”, tha Vengu, i cili tha se Uzina e Mjekësit, Fabrika e Poliçanit, ajo e Gramshit dhe kantieri detar në bazën e Pashalimanit do të jenë të gatshme që shumë shpejt të ofrojnë kapacitet prodhues.

“Jam shpresëplotë që kontratat e para, marrëveshjet e para të bashkëthemelimit të firmosen brenda vitit të ardhshëm patjetër, ndërsa, në lidhje me prodhimin, nëse linja e prodhimit investohet relativisht shpejt pas lidhjes së kontratës, mund të them se nuk është e largët koha, kur mund të nisë prodhimi”, u shpreh ministri i Mbrojtjes në intervistën për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Shqipëria ka si objektiv që brenda dy vitesh të ketë një ushtri me rreth 10 mijë anëtarë.

Ministri Vengu tha se këtij objektivi i shërben edhe fushata aktuale për rekrutimin e ushtarëve të rinj për vitin e ardhshëm.

“Në rrafshin afatshkurtër, synimi ynë është të kemi 10 mijë forca aktive të mobilizueshme. Pra, nga 8 mijë që jemi sot të arrijmë në 10 mijë”, u shpreh Vengu, duke vënë në dukje trendin në rritje të interesimit të të rinjve për t’u rekrutuar në ushtri.

“Vitet e fundit, forca e armatosur shqiptare është kthyer në një forcë tërheqëse. Në vitin 2023 kemi pasur 275 ushtarë rekrutë të rinj aktivë, në 2024 kemi 485, pra 210 vetë më shumë se vitin e kaluar, ndërkohë që deri tani, nëse i referohemi shifrave paraprake të shprehjes së interesit për vitin që vjen kemi 272 vetë. Fushata do të nisë edhe gjatë pranverës. Jemi në të gjithë parametrat ideale, që në një periudhë dyvjeçare të kapim objektivin”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Vengu shpjegoi se edhe trajtimi financiar është përmirësuar për rekrutët e rinj ushtarë.

“Sot, Forcat e Armatosura janë mbi nivelin mesatar të administratës publike, mbi 900 mijë lekë (të vjetra në muaj). Ndërsa rekruti i ri paguhet neto 75 mijë lekë në muaj. Kjo është një pagesë e konsiderueshme për një të ri apo të re që sapo ka nisur jetën aktive, që ka mbaruar një cikël 9-vjeçar apo edhe më të lartë”, tha Vengu.

Gjatë vitit të ardhshëm, Ministria e Mbrojtjes ka si qëllim kryesor të ngrejë dhe Forcën Rezerviste, pjesa kryesore e së cilës do të kërkohet për forcimin e kapaciteteve kibernetike dhe të mbrojtjes civile /rtsh/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhemal: 14/12/2024 08:29

    Lajmi mi i shpifur ..te prodhosh arme eshte kriminale,te jesh kundra jetes,paqes,bashkepunimit,progresit njerezor..eshte mire te harxhohen leket publike per dijen,shendetin,ruajtjen e ambintit,ushqimin,veshjen,mbrojtjen nga fatekeqesit natyrore,per kulturen,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë

Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë