Profesionet e dyta, zgjedhje apo zgjidhje për këngëtarët

Profesionet e dyta, zgjedhje apo zgjidhje për këngëtarët
Shumë nga personazhet e famshëm në Shqipëri përveç muzikës, duket se i dedikohen edhe pasioneve apo profesioneve të tjera të ndryshme nga bota e artit. Mesa duket shumë prej tyre e kanë kuptuar se është e pamundur të mbijetosh në tregun muzikor si dhe të jesh gjithnjë i suksesshëm.

Për këtë arsye ata kanë menduar se një rrugë e dytë dhe alternative përveç muzikës, do të ishte një mundësi e mire për t'a. Kujtojmë këtu këngëtaren e njohur simpatike Zanfina Ismajli, e cila ka përfunduar arsimin e lartë për degën e jurisprudencës. Në një prononcim për "TH&TH", ajo ka thënë se nuk është aq e lidhur me këtë profesion. "Jo aq shumë sepse unë jam e përkushtuar totalisht me muzikën si profesion primar dhe nuk jam aspak një juriste. Gjithsesi, kam dashur të kem një diplomë dhe mos të jem pa fakultet të kryer, kështu që realizova edhe dëshirën e familjes njëkohësisht. Në të ardhmen mendoj që të merrem me këtë profesion,"- është shprehur këngëtarja.

Gjithashtu duket se studimet për drejtësi janë kthyer në modë edhe për vipat. Mund të përmendim këtu artisten Diellza Kolegeci, këngëtaren Marsela Çibukaj apo edhe këngëtaren Rovena Stefa etj. Ndërkohë artistë të tjerë kanë zgjedhur të vazhdojnë studimet për degë, të cilat përfshijnë shkencat sociale dhe marrëdhëniet me publikun.

Këtë degë sa i përket studimeve master është duke me e ndjekur edhe këngëtarja shqiptare Samanta Karavella, e cila gjithashtu ka përfunduar studimet 3- vjeçare për gjuhën spanjolle. Ndërkohë këngëtarja e hiteve, Elvana Gjata ndonëse deri në këto çaste është duke korrur mjaft sukses, duket se ka menduar se do të ishte mirë të kishte dhe një profesion tjetër, për këtë arsye ajo ka zgjedhur regjizurën si një
opsion tjetër.

Edhe këngëtarja shkodrane Rosela Gjylbegu ka përfunduar studimet e larta për Shkenca Politike, një profesion ky që nuk lidhet aspak me muzikën. Ndërsa Eliza Hoxha, këngë

tarja nga Kosova ka përfunduar studimet për degën e arkitekturës dhe gjithashtu është shprehur se nuk i ndan dot këto dy pasione të saj. Sa i përket reperit Big Basta, vazhdon studimet për shkenca sociale. Mesa duket pasioni dhe dëshira për të bërë muzikë nuk mjafton që personazhet e famshëm t'i dedikohen vetëm asaj. Por këto diploma të cilat merren nga ata sa funksionale kthehen në jetën e përditshme?

(xh.k/shqipatrja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar