Profesoreshë Luljeta Bozo tërhoqi vëmendjen ditët e fundit teksa foli për situatën e tërmetit që preku vendin. Ajo ka rreth 54 vite punë, dhe sot është një nga emrat më të vlerësuar akademikë. Në vitin 2001 ajo e vlerësua nga Universiteti i Biografive në Cambridge si gruaja ndërkombëtare e vitit, si një nga gratë shkencëtare më të mira.
E ftuar në studion e pasdite në Top Channel profesoreshë Luljeta Bozo sot 77-vjeç tregon eksperiencën e gjatë në karrierën si akademike e cila numëron 35 libra të botuar. Ajo ka udhëhequr 12 doktorë shkencash e qindra studentë të tjerë të diplomuar.
Ajo rrëfen se edukatën e punës e ka marrë që në rini kur kujton kohët e kur në shtëpinë ku ishin pesë fëmijë nuk ndaheshin punët për vajza apo për djem.
Profesoresha tregon se babai i saj i ka edukuar që në fëmijëri duke i zgjuar që në orët 05:00 të mëngjesit për të bërë ushtrime fizike. Ajo thotë se çdo ditë ecën më shumë se 10 kilometër në ditë dhe ky është një rregull që ajo e zbaton me përpikmëri.
Sot profesoresha Bozo jeton vetëm pasi prej një viti ka humbur shokun me të cilin kishte ndarë jetën prej 54 vitesh por ka rreth vetes fëmijët dhe nipërit dhe mbesat që mbushin ditën e saj, por nuk e përjashton punën, një gjë pa të cilën thotë se nuk mund të jetojë.
Te kemi sa me pak basha,kryemadhi,berisha,rama,topall etj e sa me shume keso personalitete si kjo zonja e nderuar,do te ishte shume me mire per vendin dhe popullin tone.
PërgjigjuSI KETA NJEREZ na duhen nja 1 milion ne shqiperi,,njerez te punes jo te llafeve e hajdutlliqeve...
Përgjigju