Basha: Kur të vijmë në pushtet do të anulojmë PPP-të që Rama u ka dhënë oligarkëve, do i luftojmë si krimin

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me shoqatat e biznesit dhe sipërmarrësit për prezantimin e shtyllave kryesore të programit politik të Partisë Demokratike. Për Bashën, vendi ndodhet në një krizë të trefishtë ekonomike, ndërsa shtoi se kur PD-ja të vijë në pushtet do të çlirojë sistemin ekonomik nga krimi, oligarkia dhe burokracia.

"Koha që kemi zgjedhur sot mund të duket pak e çuditshme, pasi dje patë se si parlamenti u përfshi nga batareja dhe vulgariteti i një njeriu që s’ka ç’ofron më si kryeministër. Natyrisht që biznesit po i ofron zgjedhë dhe taksa të larta.

Arsyet e vulgaritetit janë një dhe vetëm një: edhe mediat prestigjioze si VOA po tregojnë rrënjët e së keqes, që në Shqipëri ka një qeveri që nuk ka buruar nga vota. Këtë mundohet të fshijë Rama nga diskursi politik me një sjellje rrugaçërore.

Parashtroj shtyllat e planit ekonomik të Partisë Demokratike. Sistemi ekonomik do të çlirohet nga zaptimi i tregut, nga krimi, oligarkia dhe burokracia. Oligarkia do të ketë të njëjtën luftë si krimi.

I bëj thirrje dhe sistemit financiar të ndalin këtë marrëzi. Asnjë prej kontratave të lidhura me qeverinë e Ramës nuk do të zbatohet. Paralajmërojmë sistemin bankar mos i futet kësaj aventure, pasi do të ketë pasoja të rënda. Cdo kontratë PPP-je e lidhur me këta oligarkë do të shfuqizohet.

Ky nuk është kërcënim as premtim por vendim. Asnjë licencë e fituar në mënyrë abuzive nuk do të mbetet në fuqi, por do të hetohet nga ligji antimafia. Brenda 100 ditëve të para do të shfuqizojmë cdo licencë që nuk justifikohet" deklaroi ai.

( Kliko këtu ) për programin e plotë të PD-së 'Alternativa për zhvillimin ekonomik'

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 01/02/2019 19:08

    Lul Basha ti nuk do vish ne pushtet kurre , por pregatitu oer burg , ku pervec atyre krimeve qe u ke ne dosje , do i shtohet dhe ajo e 16 Shkurtit, po ndodhi ndonje rremuje . Kesaj radhe ti dhe cilindi qe do prish rendin kushtetues do ti tregohet Reci dhe sdo kete zot me te mbrojt

    Përgjigju
  • Hinglateri: 01/02/2019 16:14

    Kur te behet prifti gomar do vosh ne pushtet

    Përgjigju
  • Babalja: 01/02/2019 15:13

    Kur te vish ne pushtet???

    Përgjigju
  • Tani: 01/02/2019 14:18

    Me ngadal e me avash, sa te behet keci dash. Atehere do vish ne pushtet ti..

    Përgjigju
  • Tani: 01/02/2019 14:18

    Me ngadal e me avash, sa te behet keci dash. Atehere do vish ne pushtet ti..

    Përgjigju
  • E**A**: 01/02/2019 13:22

    Kuklla Saliut. Sala 2 herë që ka ardh në pushtet e ka bërë: 1. Me mitingje, shkatarrime, kërcënime. 2. Me atë fushatën "me duar të pastra" që pozonte në ato posterat si i "bukri shejtan" + shtoi edhe "fenomenin" e dushkut. Ke këto 2 mundësi i ka ngel sahati, harron që "duart e pastra" u panë, me gërdec, rrugë kombi, 21 janar, etj, etj.... 1. Nga 90 në 2019 kanë kaluar 29 vjet, kanë ngel shumë pak budallenj që të mbilidhen në mitingje dhe të bëhen bëhen mish për top për monstra si ju. 2. E di i madh e i vogël që ato "duart e pastra" s'ka sapun që i lan, e jo më të ngjallin besim për luftën ndaj krimit, korrupsionit, oligarkëve, etj... etj... Sa kohë Rama apo kushdo tjetër ka për opozitë, një opozitë me identitet të tillë, përherë do jetë e keqja më e vogël që mund të zgjedhin Shqiptarët.

    Përgjigju
    • Albaner: 01/02/2019 16:52

      Fix.. Shqipëria zgjedh të keqen më të vogël.

  • Shqiptar: 01/02/2019 13:14

    Luli shikon endrra me sy hapur. Te vije ne pushtet

    Përgjigju
  • Xxx: 01/02/2019 12:42

    Po' kush do te jape votat ty o kreminel per ty si je katandisur do maresh me pak vota se vitet e kaluara. Bashkohu me LSI ne dhe flini gjum.po si je katandisur o idjot.

    Përgjigju
  • Dov: 01/02/2019 11:56

    Do vish ti ne pushtet o mut muti

    Përgjigju
  • Vlonjat PD: 01/02/2019 11:47

    Kur të vish ama.. Me kë do vish në Pushtet me PD e Vlorës,?? Me atë llum kryesie që ka PD në Vlorë mos prit të fitosh ndonjëherë.

    Përgjigju
    • Rruqja: 01/02/2019 12:27

      O Lulo kur te ket halla .oqe do ti themi xhaxha ose prit GOMAR TE MBIJ BAR .Me kto endrra do mplakesh o shnajperi i 21 janarit o hajdut o mashtrus o spiun i qelbur .

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë