Programi ekonomik i PS/ Gjokutaj: Rishikimi i tatimit për pagat pozitiv, por duhet plan për infomalitetin! Danaj: Taksa 9%, efektive vetëm për 2 vite

Të gjithë të punësuarit që aktualisht marrin mbi 150 mijë lekë pagë në muaj, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm nuk do të paguajnë 23% tatim por 13% tatim mbi të ardhurat e tyre. Ky është premtimi i qeverisë, që ky nivel tatimi të paguhet për pagat mbi 250 mijë lekë, duke filluar nga 2021.

Eksperti fiskal Eduart Gjokutaj e konsideron vendim të duhur këtë rishikim të taksës progresive, pasi do të ulë edhe evazionin në mosdeklarimin e pagës.

“Qasja për këtë pjesë është pozitive sepse balancon segmentet e taksimit. Pra rritet pragu i patatueshëm shkon në 40 mijë lekë, dhe ul apo korrekton taksën e pagës. Duke ulur përqindjen e tatimit ka një balancim apo harmonizim më të mirë të asaj takse që u bë prezente. Pra në aspektin e taksimit të punës është dakord”, shprehet eksperti Gjokutaj.

Sa i takon debatit e taksës së sheshtë apo progresive, eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj thotë se taksa 9% mund të zbatohet vetëm për dy vitet e para qeverisëse.

“Taksa e sheshtë është e mirëpritur në Shqipëri por për një periudhë jo më shumë se 2 vite. Nëse ajo do të kalojë 2-vjeçarin do të jetë problem për ekonominë e vendit. Do të ketë efekt bumerang, sepse e sheshta krijon stabilitet ekonomik, por shteti do të ketë nevojë për të rritur të ardhurat sepse ekonomia fillon të qarkulloj dhe të lëviz”, shprehet Danaj.

Por cili nga programet i ekonomike kushton më shumë buxhetit të shtetit?

“Programi i PS për kaq sa flitet prek më pak buxhetin, pasi nuk lëviz gjë në sistemin e taksimit, pra vijon të konsolidohet porsa i përket taksimit të pagës. Ndërkohë dy propozimet nga PD-LSI ndryshojnë sistemin e futen në një tjetër”, tha Gjokutaj.

Sado të realizueshme të jenë ofertat politike, të gjitha kërcënohen nga evazioni fiskal.

“Programi i evazionit duhet të zinte një vend kryesor si taksa e sheshtë apo progresive, pasi në momentin që ne kemi të bëjmë me evazionin këto që diskutojmë zbehen dhe kanë një rol më të vogël”, thekson eksperti fiskal Gjokutaj.

Përpos këtyre gjykimeve ekspertët thonë se qëndrimet dhe krahasimet konkrete për ndikimin në buxhet por edhe në ekonomi, do të dalin pasi të prezantohet i plotë për çdo sektor programi i socialistëve.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja