Programi i Ademit plagjiaturë
 ...me gjithë gabimet ortografike!

Programi i Ademit plagjiaturë<br /> ...me gjithë gabimet ortografike!
Kandidatja e Partise Demokratike Voltana Ademi ka marre me “copy paste” programin per drejtimin e bashkise ne kater vitet e adheshme, nga rivalja e saj Keti Bazhdari, si dhe nga disa projekte te tjera nderkombetare, duke e publikuar bashke me gjithe gabimet nga ku e ka kopjuar.

Behet fjale per nje kopje te shemtuar te nje bashkimi projektesh te kaluara ne afat te mbledhura andej ketej me qellimin e vetem te daljes perpara qytetareve te Shkodres me nje gjoja program electoral.

Me konkretisht behet fjale per projekte te strategjise se zhvillimit sic eshte plani EPTISA per zhvillimin rajonal Shkoder – Lezhe, i vetmi qe eshte cituar por pa saktesuar aspak se me cilen pjese kemi te bejme.

Me pas, asnje citim.

Nga I njejti studim eshte kopjuar pa i ndryshuar asnje presje program per zhvillimin e zonave rurale.

Kopjim edhe me skandaloz i eshte bere studimit te HYDEA per zhvillimin territorial te bashkise Shkoder te cilin zonja Ademi duket qarte se as nuk e ka lexuar pasi ne te dominojne gabimet ortografike te cilat jane prezente dhe ne programin e shperndare nga ajo. Ne kete rast kandidatja e djathte duhej minimalisht te tregohej e kujdesshme qe te mos kopjonte keq.

Ne programin per menaxhimin e zonave te mbrojtura, shkohet shume me larg edhe ne kilometra teksa pervetesohet fjale per fjale projekti i menaxhimit te parkut kombetar Tomorr – Berat.

Ne planin rajonal te SELEAS eshte grabitur pika tre e Menaxhimit te mbetjeve urbane. Kjo pike ne fakt eshte marre duke shkurtuar disa pjese ose per mungese kohe te zonjes Ademi ose thjesht se ashtu I eshte dukur me interesant.

Jane keto vetem disa nga pikat e programit per drejtimin e bashkise nga kandidatja demokrate. Te kopjuara pjese pjese, te tjetersuara dhe te cunguara nga origjinalet, me idene fikse mashtrimin e qytetareve.

Nuk mund te leme ketu pa permendur faktin se e gjithe forma dhe filozofia e programit me te gjitha etapat dhe konceptimin e tij eshte i vjedhur nga programi per Shkodren i kandidates Keti Bazhdari.

Kjo eshte teresisht e verifikueshme qe ne momentin e venies perballe te dy programeve. Sidoqofte zonja Ademi nuk ka pse shqetesohet shume ne kete pjese pasi ne nuk rezervojme te drejten e autorit. Ajo eshte platforma e Shkodres dhe qytetareve te saj.

Programi i kandidates demokrate ka nje pafundesi detajesh te pervetesuara nga projekte te ndryshme te zhvillimit qe e kthejne ate ne nje perzierje frazash qe ne te vertete nuk cojne larg.

Dhe ne fund do ti kerkonim me shume miresi, te respektoje ne programin e saj te pakten te drejten e autorit, duke cituar nje per nje personat e vertete qe kane hartuar secilin nga projektet, te cilet natyrshem nuk jane pjesetaret e stafit te saj. / Marre nga Gazeta Tema/

voltana ademi plagjature

voltana ademi plagjiature

voltana ademi plagjiature

voltana ademi plagjiature

voltana ademi plagjiature

Redaksia online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë