Agjensia Kombetare e Mjedisit cdo vit kryen monitorimin e cilesesie se ujrave bregdetare te larjes. Ky monitorim eshte pjese perberese kryesore e Planit te Veprimit per Mesdheun. Qellimi I ketij studimi eshte vleresimi dhe njohja e cilesise mikrobiologjike te ujrave bregdetare te larjes ne 12 plazhet kryesore te vendit tone ku përfshihen plazhet : Velipojë, Shëngjin, Durrës, Gjiri i Lalzit, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Ksamil, Dhërmi, Himarë, Qeparo, Borsh.
Aktualisht eshte realizuar 1 seri monitorimi para fillimit te sezonit 11-25 Maj 2015. Monitorimi ka filluar në datën 11 Maj 2015 dhe do të mbarojë në 30 Shtator 2015, për punën në terren (marrja e mostrave të ujrave për analizat mikrobiologjike, matja e temperaturës, pH dhe ekspertiza higjieno-sanitare e plazheve). Deri tani është mbaruar seria e parë e monitorimit për të gjitha plazhet e përfshira në monitorim. Në datën 1 Qershor fillon seria e dytë e monitorimit. Çdo muaj do të merren 2 seri kampionimi. Jane gjithsej 9 fushata kampionimi që do te kryhen për çdo plazh të përfshirë në skemën e monitorimit. Mostrat e ujrave jane analizuar per dy tregues mikrobiologjik.
Nga analizat mikrobiologjike për cilësinë e ujrave të larjes në plazhet e mësipërme, për serinë e parë të monitorimit para fillimit të sezonit turistik të larjes rezulton se janë ulur plazhet me ndotje të lartë, e krahasuar kjo me të njëjtën përiudhë të një viti më parë. Ky përmirësim është ndjerë më shumë sidomos për plazhin e Kavajës dhe të Durrësit, pas futjes së shkarkimeve urbane në sistem kanalizimesh dhe dërgimi i tyre në Impiantet e Trajtimit të Ujrave urbane të . Durrësit dhe të Kavajës.
Plazhi i Durresit
Ne 21 pika te minitoruara nga viti 2014 ne 2015 kemi permiresime te dukshme ne cilesine e ujrave keshtu ne qofte se ne vitin 2014 per plazhin e durresit kishim 13 pika problematike ne 2015 kemi vetem 5 pika persa i perket series se pare te monitorimit.Një përmirësim i dukshëm në plazhin e Durrësit është bërë në drejtim të disiplinimit të shkarkimeve urbane. Pjesa më problematike e plazhit të Durrësit tek Shkëmbi i Kavajës, ishte futur në sistem kanalizimesh deri tek Përroi i Agait, ku shkarkimet urbane të lëngëta me anë të stacioneve të pompave të ngritura përgjatë bregdetit , kalojnë në Impiantin e Trajtimit të Ujrave Urbane të Durrësit, për tu trajtuar. Gjatë inspektimit, nuk u konstatuan shkarkime urbane në det, nga subjektet. Nga shkarkimet e Kanalit të Madh tek Plepat nuk kundërmohej era karakteristike putrifikuese e shkarkimeve urbane e viteve më parë. Edhe nga analizat mikrobiologjike të kryera në këtë pikë monitorimi, ka një përmirësim të dukshëm të rezultateve
Plazhi i Kavajës
Këtë vit ishin bërë përmirësime të dukëshme në sistemin e largimit të shkarkimeve urbane të lëngëta dhe në infrastrukturë, por akoma nuk mund të themi se në këtë plazh janë mbaruar të gjitha lidhjet sidomos ato dytësore dhe terciare. Shkarkimet urbane tek Përroi i Agait, i cilesuar si nje zone problematike, pompohen për tek Impianti i Trajtimit të Ujrave Urbane të Durrësit duke sjelle permioresime te dukshme ne cilesine e ujit ne kete zone. Gjatë segmentit nga Përroi i Agait deri në pikën fundore të monitorimit, tek ish Fusha e Sportit, e cila e kap zona e Qërretit, janë vënë në funksion 5 stacione pompimi, të cilët bëjnë largimin e shkarkimeve urbane të lëngëta drejt Impiantit të Trajtimit të Ujrave Urbane në Kavajë, ku edhe në këtë të fundit është bërë zgjerimi i vaskave ekzistuese. Theksojmë se shkarkimet urbane të zonës nga Kompleksi Murrizi deri tek Policia, të cilat vitet e mëparëshme drenoheshin nëpërmjet një kanali të hapur në natyrë, ishin futur në sistemin e kolektorit kryesor. Në këtë kolektor shkarkohen ujrat urbane të gjithë bizneseve në të dy anët e rrugës , ndërkohë që për lidhjet dytësore, në këtë segment, janë bërë vetëm rreth 20% e tyre. Subjektet e tjera akoma vazhdojnë më gropa septike. Nga analizat mikrobiologjike për serinë e parë para fillimit të sezonit turistik, rezulton se, nga 10 pika monitorimi vetëm 3 prej tyre rezultojnë me ngarkesë mikrobiologjike të lartë. Ndërsa, në të njëjtën periudhë të vitit 2014, ndotja bakteriale ka qënë shumë herë më e lartë dhe pothuajse në të gjitha pikat e monitorimit.
Plazhi i Sarandes
Përmirësime në largimin e ujrave urbane janë bërë edhe në qytetin e Sarandës, ku Impianti i Trajtimit të Ujrave urbane është vënë në funksion, ç’ka u vërtetua edhe nga analizat mikrobiologjike të ujrave të marra në pikën e monitorimit në Kanalin e Çukës, ku ndotja mikrobiologjike rezultoi shumë herë më e ulët se një vit më parë, në përiudhën para fillimit të sezonit turistik. Megjithatë, në këtë plazh ka akoma, shkarkime të subjekteve, që derdhen direct në det duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ujrave tek pika e monitorimit tek plazhi i ri.
Plazhi i Ksamilit
Në Ksamil, cilësia e ujrave të detit në serinë e parë , para fillimit të sezonit të larjes, vazhdon të mbetet shumë e mirë. Në inspektimin e kryer u konstatua se nga subjekte private kishin filluar të merreshin masa higjieno-sanitare, në pastrimin e rërës dhe në vendosjen e koshave të mbeturinave si dhe nyjeve higjieno-sanitare
Plazhi i Qeparoit
Permiresime të dukëshme në krahasim me nje vit më parë, ishin bërë edhe në plazhin e Qeparoit, ku të gjitha shkarkimet urbane të banesave që shtrihen përgjatë vijës bregdetare, në pjesën e sipërme të saj, ishin futur në sistem kanalizimesh. Në këtë plazh nuk ka shkarkime urbane të subjekteve. Rezultatet analitike të kryera për vitin 2015, në serinë e parë rezultojnë brënda normave për cilësinë A- Cilësi e Shkëlqyer e Ujrave, e krahasuar me rezultatet e nje viti më parë , ku ndotja mikrobiologjike ishte e nje shkalle të lartë.
Plazhi i Vlores
Në plazhin e Vlorës vazhdon të ketë shkarkime të ujrave urbane , në zonën tek Shkolla e Marinës, e cila vërtetohet edhe nga rezultatet mikrobiologjike të ujrave në këtë pikë, ku si në vitet e mëparëshme ndotja vazhdon të mbetet e lartë. Gjithashtu, impianti I trajtimit të ujrave urbane vazhdon të mos funksionojë. Plazhet e tjera të monitoruara rezultojnë të pastra.
Plazhi i Shengjinit
Përmirësime të dukëshme në sistemin e largimit të shkarkimeve urbane janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen edhe në plazhin e Shëngjinit, ku shkarkimet urbane mblidhen në sistemin e kolektorit kryesor për tu derdhur në Impiantin e trajtimit të Ujrave urbane të Lezhës. Duke sjelle keshtu qe ky plazh te renditet ne plazhet me Cilesi shume te mire te ujrave.
Plazhet e tjera të monitoruara për serinë e parë, para fillimit të sezonit turistik, si plazhi I Velipojës, Dhërmiut, Borshit rezultojnë të pastra, sipas analizave mikrobiologjike të kryera për serinë e parë të monitorimit.
Konkluzione
Faktori kryesor i ndotjes së ujrave bregdetarë të larjes mbeten shkarkimet e ujrave urbane të pa trajtuara në ujrat pritëse bregdetare në menyrë direkte dhe indirekte, të cilat shkaktojnë ndotje të ujrave bregdetarë të larjes;
Në plazhet në të cilat janë ngritur dhe funksionojnë sistemi i kanalizimeve të shkarkimeve urbane, cilësia e ujrave vërehet përmirësim i cilësisë së ujrave, siç janë plazhi I Kavajës, Durrësit, Sarandës, Qeparoit, Shëngjinit, Velipojës etj.
Mos funksionimi i Impianteve të Trajtimit të Ujrave urbane si në Vlorë, reflektohen në impaktin negative të ndotjes së ujrave dhe përkeqësimin e gjëndjes së cilësisë së ujrave të larjes, sic është plazhi tëk Shkolla e Marinës.
Nga inspektimet higjieno-sanitare të bëra në terren dhe rezultatet analitike, rezulton se përmirësimet në infrastrukturën e kanalizimeve dhe shërbimeve të tjera në dobi të popullatës, në krahasim me nje vit më parë , në të njëjtën periudhë monitorimi, kanë sjellë përmirësime të dukshme në cilësinë e ujrave larëse, duke ulur ndjeshëm ndotjen e tyre, Këtu përmëndim investimet e bëra në infrastrukturë në plazhet e Shëngjinit, Velipojës dhe në plazhin e Durresit, Kavajës, Qeparoit, Sarandës etj.
Vërehet mos marrja e masave nga Pushteti Vendor Lokal, në plazhet publike, në drejtim të pastrimit të rërës së plazheve, vendosjen e nyjeve higjieno-sanitare, dusheve publike dhe në menaxhimin e mbeturinave të ngurta.
/Shqiptarja.com