Një program pioner rehabilitimi për të burgosurit në New York shënon 30 vjetorin e ndihmës dhe dhënies së një mundësie të dytë jetese për kuajt e garave të dëmtuar apo të vjetër në moshë.

Ky program është shndërruar në një model të bashkëpunimit midis sektorit privat dhe atij publik, në ndihmë të shpëtimit të këtyre kafshëve të dëmtuara apo dhe të abuzuara të cilat kanë një mundësi të dytë për të jetuar.

Ky institucion ndihme është krijuar që në 1980-ën për përmisimin dhe rehabilitimin e këtyre kafshëve dhe ndodhet vetëm 2 orë larg New York-ut. Pjesë e stafit janë të burgosur nga një burg i sigurisë së ulët që ndodhet pranë fermës dhe marrin pjesë në program me përkujdesjen, ushqyerjen dhe shëtitjen e kafshëve në nevojë.

Drejtuesi i këtij institucioni, Jim Temper, shprehet se kjo iniciativë erdhi për shkak të ndjeshmërisë dhe fisnikëri që kanë këto kafshë të cilët s’mund të liheshin të braktisur apo akoma me keq të përfundonin në thertore. Ai tregoi gjithashtu se në qendrën e tyre të rehabilitimit janë përkujdesur dhe kanë trajnuar më shumë se 400 kuaj.

Temper, duke cituar një prej shprehjeve të Roosvelt se pamja e jashtme e kuajve është e rëndësishme për pamjen e brendshme të njerëzve, shtoi se kjo është mëse e vërtetë pasi ndryshimi që kanë sjellë në jetën e të burgosurve është për t’u habitur.

Ai theksoi se kuajt janë të ndjeshëm dhe dinë të kuptojnë shumë mirë gjuhën e trupit, ata e kuptojnë se janë të dy nevojtarë dhe kanë nevojë për përkujdesje të dyanshme duke u miqësuar dhe përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Studimet rreth këtij programi kanë rezultuar shumë të suksesshme për rehabilitimin e kafshëve por dhe të burgosurve të cilët bëhen më të kujdesshëm duke qenë më të përgjegjshëm ndaj shoqërisë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)