Nxënës të pesë shkollave në Washington D.C. u diplomuan në një program të veçantë të quajtur “Rrënjët e Ndjeshmërisë”, duke marrë pjesë në rritjen e foshnjave për një vit në klasat e tyre.
Në shkollën fetare për djem John Walker, nxënësit kanë bashkëjetuar me beben Joshua, me të cilin janë marrë për një vit me radhë. Pasi fëmijët kanë marrë në dorëzim beben e kanë peshuar, matur, studiuar dhe gjatë punës një vjeçare me të ata shprehen se kjo i ka ndihmuar të mësojnë shumë gjëra të reja mbi bebet dhe përkujdesin ndaj tyre.
Në letrën e lamtumirës që një prej nxënësve i ka shkruar bebes së marrë në dorëzim dhe familjes së tij, ajo shkruan se vizita e tij i ka ndihmuar që të kuptonin sesa e rëndësishme është përkujdesja dhe dashuria ndaj një bebeje.
”Rrënjët e ndjeshmërisë” është një organizatë e themeluar në Kanada në vitin 1996 dhe tani operon në 11 vende në tre kontinente. Më i rrituri ndër to, Mentor McCormack është instruktori që ka ndihmuar fëmijët në këtë program dhe shprehet se ky mision shërben për të ndërtuar një shoqëri civile më të kujdesshme, më të paqtë dhe më të ndjeshme ndaj fëmijëve dhe të rriturve.
Ndërsa drejtoresha, Angela Garcia, shprehet se ishte shumë e kënaqur nga zhvillimi i këtij programi pasi mundësia e vëzhgimit të zhvillimit të një foshnjë për shumë muaj, në hapa të ndryshëm të jetës së tij, ishte një eksperiencë shumë e vyer për nxënësit.
Ajo tregon se fëmijët kanë nisur të vlerësojnë më shumë dhe njeri-tjetrin pas mirëpritjes së dashur që i kanë bërë bebes dhe kanë rritur bashkëpunimin mes tyre.
Pas kësaj iniciative të suksesshme të pesë shkollat kanë rinovuar kontratat për të realizuar sërish programin e përkujdesjes së fëmijëve në klasat e tyre vitin tjetër.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com