TIRANE- Nuk kishte si t’i shmangej qytetit Studenti, Erion Veliaj teksa zgjodhi të prezantojë programin për bashkinë e Tiranës pikërisht aty ku nisi lëvizja studentore. Kandidati i mazhorancës për zgjedhjet e 21 qershorit, ka prezantuar programin për një Tiranë më të zhvilluar. “Qytetarët e Tiranës duan zgjedhje konkrete për probleme konkrete ndaj dhe për këtë dua të flasim”, tha Veliaj duke prezantuar programin e punëve të tij për kryeqytetin.
Ai ka thënë se nga një grup vullnetarësh të cilët kanë punuar një muaj me radhë në çdo cep të kryeqytetit për konstatimin nga afër të problemeve u evidentuan rreth 3000 probleme, të cilat ai premtoi se do marrin zgjidhje në 300 ditët e para të qeverisjes së tij. “Qytetarët e Tiranës duan zgjedhje konkrete për probleme konkrete ndaj dhe për këtë dua të flasim sot. Fushata është e përqendruar tek vullnetarët.
/Shqiptarja.com